• |
ide | kryesore

F1 Monaco: Triumf i Hamilton, edhe me gomat e gabuara: Verstappen i hiqet vendi i dytë

F1, Sport



Lewis Hamilton triumfon në GP të Monaco e rrëmben fitoren e katërt sezonale. Britaniku ka marrë suksesin në përfundim të një gare më pak të mërzitshme se sa pritej, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit përpara Ferrari të Vettel e Mercedes tjetër të Bottas, tani – 17 në klasifikim. I katërti Verstappen, që arriti i dyti finishin, por zbriti në pozicione për një penalitet.

Një garë në Monaco më spektakolare se pritej, por që në fund shkoi sërisht për atë që niset i pari, si ndodh pothuaj gjithnjë në rrugët torturuese të Principatës. Lewis, pavarësisht një strategjie me goma të gabuara nga skuderia e tij, arriti të mbrohej deri në fund nga sulmet e Verstappen, duke marrë një fitore të cmuar që i lejon shkëputjen e parë të vërtetë nga shoku i skuadrës Bottas, në garën e parë në të cilën këtë sezon Mercedes nuk kompleton dopietën.

Episodi më i rëndësishëm ndodh në fillim: Leclerc, që kërkonte të rikuperonte pas kualifikueseve të tmerrshme, krijoi kontakt me Renault e Hulkenberg, duke shkatërruar fundin e Ferrari e duke detyruar komisarët të fusnin Safety Car për të rikuperuar mbetjet. Të gjithë përfitojnë për pit-stop e pikërisht në box-e Verstappen parakalon Bottas për vendin e 2°, me një manovër të guximshme. Por vendimi nuk vonoi: 5 sekonda penalitet për Verstappen për manovër të pasigurtë, që në fund i kushtoi vendin e dytë në favor të Sebastian Vettel, që me pak fat mori rezultatin më të mirë të sezonit che con un po’ di fortuna strappa il miglior risultato della sua stagione, por edhe të tretin me Bottas të pozicionuar para tij.

Një garë e cmendur ku mbeti jashtë piloti i shtëpisë Leclerc: tërheqje nga gara, pasi tentoi gjithcka për gjithcka në një garë të kompromentuar që në kualifikuese. Ferrari duhet të presë akoma për të rivalizuar me Mercedes. Skuderia italiane shpreson në pistat që kërkojnë më shumë “motor” (duke filluar nga Montreal) në të cilat mund të vlejnë aspektet pozitive të një SF90 që deri tani vetëm kompetitive nuk është.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *