• |
ide | kryesore

Futbollisti ul mbathjet dhe fton arbitren për seks: 22 vjeçarja nën ofendimet e prindërve të lojtarëve nga minuta e parë

Sport



Një tjetër faqe e turpshme në futbollin amator vjen nga Mestre në Itali. Gjatë ndeshjes Treporti-Miranese, kategoria e të rinjve, një arbitre femrër ka pësuar ofendime seksiste nga tribuna për gjatë gjithë ndeshjes e për më tepër provokimin e një 14 vjecari që uli mbathjet në fushë, duke e sfiduar ta përjashtojë, ose të kryejë praktika seksuale me të. Sipas asaj që raporton Gazzettino, vajza është asistuar nga psikologë për ta ndihmuar të kalojë momentin e vështirë, ndërsa cështja ka përfunduar në tavolinën e Gjykatësit Sportiv e në Federatën e Futbollit, që ka kërkuar nga Gjykata Rajonale të marrë masa kundër djaloshit.

Giulia Nicastro ka pësuar ofendimet që nga fillimi i ndeshjes, kur rreth 20 prindër të fëmijëve që luanin për Treporti nisën ta ofendojnë, duke e ftuar ti dedikohet zanatit më antik të botës, se sa të vrapojë nëpër fushat e futbollit. Në një klimë kaq armiqësore për 22 vjecaren, e keqja nuk ka mbaruar me aq. Në momentin e ekzekutimit të një goditje këndi, një 14 vjecar uli mbathjet në mes të fushës duke provokuar arbitren: “Të shohim nëse ke kurajë të më përjashtosh apo…” e këtu ftesa është për praktika seksuale. I menjëherëshëm kartoni i kuq për djaloshin, që rriti akoma edhe më shumë ofendimet e prindërve-ultras.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *