• |
ide | kryesore

Përshtatja e Princ Harry-t si baba

Paparazzi, Slider



Prince Harry dhe Meghan Markle po kalojnë një ndër periudhat më të lumtura në jetë që pas lindjes së djalit, Archie Harrison.

Vetëm dy javë pas lindjes së djalit, Harry udhëtoi për në Romë për shkak të një detyre të organizatës së tij. Dhe shkëlqimin e një babai të ri, e shpreh dhe aty. Miku i ngushtë i princit, Nacho Figueras që javës së shkoi e vizitoi në Windsor, tregon më shumë për Harryn si baba.

“Duka është lloji i babait që gjithnjë kam ëndërruar që do ishte. Gjithnjë ka pasur një dashuri të madhe për fëmijët dhe ka qenë shumë i kuptueshëm me ta. Vura re që t’u bërit baba e ka influencuar dhe dedikimi e dashuria e tij për projektet në punë është më e fortë se kurrë.”- ka treguar Figueras për PEOPLE, duke folur për projektet e tij të bamirësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *