• |
ide | kryesore

Petri Bozo: Nuk pranoj homoseksualët në konkurs

Paparazzi, Slider



Ka shumë individë të cilët nuk i pranojnë homoseksualët dhe nuk i përkrahin. Mes atyre që i kundërshtojnë fort lidhjet homoseksuale janë dhe shumë emra të njohur të televizionit.

Petri Bozo ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” dhe i pyetur nëse do të pranonte në audicione konkurrente lezbike, Bozo u përgjigj se “një Miss, për Petri Bozon nuk mund të ishte kurrë lezbike”, aq më tepër pastaj transgjinore.

“Transeksualët? Ishalla nuk arrijmë deri në atë pikë. Kur filloi historia e homoseksualizmit që duhet të martohet gruaja me grua dhe burri me burrin, për mua nuk është normale. Mbaje mend për nja 5 a 6 vite ka për të dalë edhe për përdhunuesit e të miturive( pedofilët). Bota po devijon kaq shumë nga gjërat sa unë nuk e di se ku do përfundojë.  “,- është shprehur Bozo gjatë intervistës duke i krahasuar në një farë mënyre me pedofilët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *