• |
ide | kryesore

Rama letër të 5-të Bashës: Dialogu…

Lajme, Të fundit

Edi Rama i ka dërguar mëngjesin e kësaj të diele letrën e 5 publike kreut të PD, Lulzim Basha.

Keyeministri thotë se protesta e djeshme ishte një hap domethënës mbrapa dhe se dialogu nuk është më pranë se ç’ishte më parë.

LETER E PESTE PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

në radhë të parë sinqerisht përgëzime për mbrëmë, sepse pavarësisht bojëhedhjes mbi mure që e keni cen fiziologjik si parti, kalimi nga kapsollat e molotovët, tek balonat dhe dritat e celularëve ishte një hap domethënës mbrapa!

Por siç edhe me siguri e vutë re vetë, karvani i fitores Suaj imagjinare po firon pak e nga pak, çdo herë që sos në Tiranë dhe siç e kuptoni, njëkohësisht po firojnë edhe shanset e Dialogut mes nesh. Koha e mbetur drejt ditënisjes zyrtare të fushatës së 30 qershorit po tretet me shpejtësi, e bashkë me të po jep shpirt të them të drejtën edhe shpresa ime e vobektë, se në dyllin e veshëve Tuaj mund të hapet një vrimë.

Sidoqoftë shpresa vdes e fundit dhe ja ku jam, unë përsëri, në kërkim të Dialogut me Ju për të bërë timen deri në fund kundër kësaj historie të pakuptimtë, të shëmtuar e dëmtore për vendin tonë të përbashkët. U bënë muaj që vini vërdallë, bashkë me punonjësit e bashkive blu e me ca katranë me bojë, duke goditur Shqipërinë ndërkombëtarisht dhe ngritur pikëpyetje të madhe tek miqtë europianë, lidhur me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian; duke cënuar veprimtarinë ekonomike të vendit dhe turizmin në veçanti; duke trazuar një popull të tërë me hallin absurd se çfarë do të ndodhë e çfarë do të digjet kur të sosni në Tiranë herën tjetër…

Përveç këtyre sukseseve, që mund t’i thelloni më tutje nëse e vijoni këtë avaz dhe rënies së mëtejshme të mbështetjes së grupimit Tuaj politik, çfarë keni arritur ose mund të arrini tjetër apo le të dalë ku të dalë?

Parlamentin e keni ndaluar dot të funksionojë normalisht?
Jo, madje në seancat e të enjtes ka më shumë prezencë në anën e djathtë të sallës, se sa ç’kishte deri kur Ju e braktisët.

Qeverinë e keni ndaluar dot të vazhdojë punën normalisht?
Jo, madje e vërteta është se edhe të enjten, që na e kishit imponuar si ditë për lojë luftash, kur duhet të merreshim me baltën, çizmet, bojën, glasat e vezët Tuaja në Kuvend, e kemi ditë kuvendore normale.

A mos vallë më keni larguar mua dot?
Po, kjo po, më keni larguar mbrëmë me balonat që merrnin me vete në qiell parrullën e lodhur “Rama ik”, nën tingujt ëngjëllorë të vuvuzelëve të paqes, teksa pllaka e gramafonit Tuaj rilajmëronte fundin e afërt të tiranisë me përkrahjen mbarëbotërore për largimin tim drejt qiellit, kurse fallxhorja Juaj i rrëfente popullit se në një filxhan amerikan ishte iluminuar mbi dhunën, që Zoti e dënon si shembëlltyrë të Djallit!

Gjithësesi, pa u zgjatur me çka Ju kam stërshpjeguar nga ana ime në katër letrat e mëparshme, shoh të udhës të nënvizoj si vijon:

E para, nëse nuk ulemi në Tryezën e Dialogut edhe këto pak ditë që kanë mbetur, Ju mund të vazhdoni të lëshoni balona e të ndizni dritat e celularëve të shpresës se qielli do më përpijë mua, njësoj balonat dhe nga qielli bum, do bjerë dhuratë për Ju fitorja që me votë meazallah se e arrini dot. Vazhdoni po deshët deri në qershor 2021, me këtë ritual grotesk të fushatë – protestave seriale kundër zgjedhjeve, me frikën nga drejtësia si karikues për bateritë tuaja. Ndërsa ne, thjesht do të nisim e do të zhvillojmë fushatën e zgjedhjeve vendore, do t’i marrim bashkitë e braktisura prej jush se meqë i latë ju, s’mund t’i lemë edhe ne rrugëve dhe do të vazhdojmë të qeverisim, me të gjitha bateritë e karikuara për katër vjet, deri në qershorin 2021.

E dyta, zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush ndër ne dhe as i pengon dot askush mbi këtë dhe! Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji dënon rëndë këdo që prek qoftë edhe një kuti votimi. E meqë ra fjala, ata miqtë gjermanë të Shqipërisë në partinë Tuaj simotër, bëni mirë t’i dëgjoni kur Ju sugjerojnë dialog pa kushte, e jo të abuzoni publikisht për të çoroditur dynjanë, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miqësore! Se jo për gjë po ja, erdhi dita kur 61 kandidatët e mijëra këshilltarët e Partisë Socialiste do të jenë në Tiranë, për t’i rënë gongut të vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s’mbetet asnjë mik në botë, që të harxhojë më kohë as për opinione miqësore.

E treta dhe e fundit, mos mendoni Ju lutem për asnjë moment se 30 qershori nuk do të vijë apo do të kalojë pa zgjedhje. Një dritëshkurtësi e tillë mund t’i lejohet udhëheqësit Tuaj të currufjasur, i cili zhubravitet papushim nga mllefi i patretshëm qysh prej ikjes nga pushteti me 1 milionë shpulla dhe cfilitet përditë, nga tmerri i pangushëllueshëm i trokitjes së drejtësisë në derë. Po kjo s’ka si t’Ju falet Juve që të nesërmen e 30 qershorit, do të gjykoheni nga ndjekësit Tuaj për se si ka mundësi, që i dorëzuat pa betejë elektorale tërë bashkitë e Shqipërisë! E aty pastaj kam frikë se edhe tërë pasojat e xhindosjes së atij marroqit dixhital ndaj meje e Partisë Socialiste, do t’i hani Ju si fajtori i madh i një disfate katastrofike.

Mos gënjeni veten më tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende një mundësi të vogël për Dialog përpara se sa vetë ndjekësit Tuaj, t’Ju flakin të parin në ujrat thithës ku e keni futur qorrazi atë anije.

Edi Rama

Post Scriptum: Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë:-)

26 maj, 2019

32 Comments

  1. Gaboi edhe Muc Nano kur tha se droga te ben me eficent. A i ka pare lajmet mbreme KM apo i kane derguar pamjet e paradites nga bulevardi? Apo mos ndoshta TCH ia fsheh pamjet nga frika se mos i ndodh gje liderit global? Ftesa per dialog duket pak si e vjeteruar, ka ardhur koha per megociata, sidomos pas atij deti me njerez qe u pa mbreme.

  2. Ky nuk jeton ketu..Eshte i sakt si Sahati Kavajes.Bastard e provokues..Kerko takim me Maks Haxhin se vetem Ai mund te te ndihmoj..Por nuk eshte i Lire ( gjysmat ske c‘ben ) Burgu e sapuni te pret

  3. Budallait hapi rruge thote nje fjale e urte popullore.Keto brockullitjet do e marrin ne qafe kete psiko-skizofren.Ky me budallallekun e tij do i beje gropen vetes.Megjithe ate le te tregohet kryenec,por do mbetet ne histori vetem per brockullitjet e tij dhe katandisjen e vendit ne mjerim te pa pare ndonje here ne 30 vjet pluralizem

  4. Po kerciti me 30 qershor e sheh ti pastaj se kush ti mbron zgjedhjet!! Se dhe Saliu kujtoj se do e mbronte vjedhjen e 96 pastaj e pa si i shkuan gjerat..

    1. Në 96 socialistët u tërhoqën në mbrëmje kur e panë se PD kishte fituar, pastaj militantët budallenj e tahmaqarë të PD u turrën duke mbushur kutitë.

  5. Me 31 maj 2019 do marresh ate qe nuk ua dhame te parve tuaj qelbesira dhe kriminele !Nuk mund te tallesh me popullin drogaxhi ?!Nuk ka dhe kush e mendon se je normal eshte me keq se ti,funderrine !!!Me 31 do ta ndajme historine me monstrat e se shkuares me cdo kusht,me cdo mjet e ne te semes ky vend qe ushqen kriminel si ti,monster !Me 31,ky vend do njohe zhvillim te tmerrshem !Nuk ka me te mire me ty,pleh .Je i papergjegjshem!Je pergjegjesi i vetem ne te gjithe tmerrin qe do te ndodhe me 31 Maj 2019 dhe me pas….. !!Prite jo i qete…….,po vjen 31-shi !

  6. O njerëze ca prisni nga nje koqe prishur edhe zoti e ka pare vetem spiropalit i duhet te pakten smud ta akuzojene se e ka femijen me skenderbeun

  7. Lul ik dhe vendosni qe asnje person qe eshte antar i shoqates se endhjerit te mos ket te drejt vote
    Do shohim sa vota do marr
    Shqiperia sduhet te mbahet peng e injorances qe mbolli canibali

  8. Po mire ti shtyn hapjen e fushates nga dt 31 ne dt 1 qershor edhe luli e shtyn me dt 1 se eshte me mire , ti do e shtysh serish edhe ai e shtyn athere te mbetet ta hapesh fushaten ne surrel o edrama .

  9. Super diabolik je more Rama!Po ska per te te zgjat shume ky euforizem!Kur ta kuptosh do te jete shume vone.Mjere ne per keta!

  10. Nuk e di se çpata por nga letrat e Edit mu kujtua Esenini:
    Leter Nenes
    Gjallë je, nënoke? Edhe unë
    Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
    Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
    Izbën tënde, që me mall më pret.

    Thonë se je ligur e je tretur
    Nga meraku im, po nuk ankon,
    Se, pështjellë me një shall të vjetër,
    Fillikate rrugës shpesh kalon.

    Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
    Një vegim i zi të kall ty frikë,
    sikur në një sherr diku në pije,
    Vjen dikush e ma këput me thikë.

    Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
    Brenga t’i fanit këto ndër sy.
    S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
    Si do vdes pa të të parë ty?

  11. Ka gënjeshtarë e gënjeshtarë por ky fyelli dy metrosh i kalon të gjitha caqet e marrëzisë në gënjeshtra.
    Mund të gënjejë dikush e të thotë bie fjala, se para një viti ra një shi i madh në Kurvelesh. E kush mund ta mbajë mend se a ka rënë apo jo shi në Kurvelesh ?
    Po ky gënjen edhe për ato që para disa orësh i kanë parë me milona palë sy.
    Në 21 janar , – thoshte, protestuesit hodhën vetën disa guriçka, kur edhe sot duke kërkuar në Youtube mund të gjesh videot me pamjet e policëve të gjakosur në fytyrë nga hujtë e pllakat e shkulura nga piramida..
    I duken Berishës avionë droge po këto janë avionë për të spërkatur mushkonjat, kur drogat mbuluan gjithë Shqipërinë e Italinë me avione e me anije ??????????????
    Janë gjithë ato televizione shqiptare e të huaja që kanë transmetuar të plota të 6 protesttat e opozitës. gjithnjë e më me shumë pjesmarës e ajo që është më e rëndësishmja gjithnjë e me e fortë kërkesa në kor më ze të lartë Rama ik, e ai thotë se protestat po shuhen e po firojnë ?????????
    Ja ti mirkuptojmë taopallët, spiropallët e braçepallët që i thonë mbretit lakuriq se sa bukur qënke veshur se tek e fundit kan të drejtë se bashkë me mbretin do të ikin edhe ata, po si është e mundur që e ëma, i vëllai apo e shoqja nuk i thonë boll më me këto gënjeshtra se telendise veten e po na telendis edhe ne ?

  12. I nderruar karo’minister. Bravo te qifte qe shkruan letra te cqyera dhe te ckoqitura me kujdes, tamam sic i ka hije nje dulqinje rilindase (dmth te hapura), sepse ne kete menyre kontribuon ne sensibilizimin e qitetareve qe me ne fund te mesohen te fshijne bithen me leter. Ndersa ty do te te mesojme ta fshiç bithen me leter zmerile…..

  13. Po mendoja… Sikur ata pak rrugehimbur (qe fatmiresisht sipas KM jane gjithmone e me pak) te humbisnin me te vertete rrugen dhe te shkonin gabimisht nw Surrel, si do i priste KM?

  14. Sa mire e analizon, ciniku Ednastradini!?
    Resume,presion dhe lutje!!??
    Asht ba jo vetem i pa lexueshem, por edhe tejet i neveritshem!!!
    O zot Na shpeto nga monster-perbindshi!!!
    DERDEDHITJE POETESKE NE AGONINE E EFEKTIT TE DROGES.

  15. Letrat ia con Lulit dhe harron se ata “pak” njerez qe ishin dje ne bulevard, kishin dale aty per ta larguar dhe jo per te degjuar Lulin. Nese Luli do guxonte te dilte kunder vullmetit te protestuesve, do perfundonte ne Lane duke i bere shoqeri KM…

  16. Iku Ky.
    Rrodhi fare.
    O Qelbesire Kryeminisyer.
    O Koncesionar.
    Nuk te lene te japesh me Koncesion Dynjane.

  17. Sepse Kushtetuta e Republikës sonë nuk lejon askënd t’i shtyjë, kurse ligji

    Bla bla bla

    Une dua Gjukate Kustetuese qe te kerkoj interpretim te sa me lart.

    Pse e shkaterrove????

    Iti nuk je fjale e fundit per ta interpretuar.

    Pse e shkaterrove Gjykaten Kushtetuese????

    Tani shijoje rrumpallen

  18. Ama me keta lloj komentusish kokeloqe mendon lyli dhe mona se permbyset Rama . Rama (ose lali Eri ) fiton edhe zgjedhjet e 2021 .

  19. Per Ben Mut Blushin dha Mut Nanon.
    Duhet te dini nje gje qe 80 % e Popullit shqipetar ka njohuri apo zoteron nga 2 deri 3 gjuhe te huaj. 50 % eshte pershtatur me punen dhe jeten ne Perendim. Si mund ta genjeni ju me keto pamje kete popull.
    Si mund te ” tmerroheni” ju nga “dhuna” e protestuesve qe u helmuan me gaz Jeni servila te pa pare dhe nga njerez si ju i ka ardhur e keqja historokisht ketij vendi. Njerez fallco qe ushqeheni nga parate e pista. Dhe ne pamje jeni mjaft te shpifur shkurt bytheqire. Turp qe fryni zjarrit me propaganden farse bajate e tejet te kuptueshme. Te peshtire hale.

  20. Shifni njeher se po e mari me shaka keta po sikur tua bej mendja vap ketyre te lulit dhe nisen per Surel si i bie llogaria se ata sdin aman ndaj ju lutem amani re se une pe lushje jam se si i themi ne ketej un pe lushje ti pe lushje pse ti bejme qederin njeri tjetrit i thoni edit ti kalli murdallekun atij postit se do e gjej belaja me duart e tija se un e dua pa ja them ja kshu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu