• |
ide | kryesore

Tare i lë vendimmarrjen Inzaghi… por me cinizëm: “Për ne qendron, ka edhe një vit kontratë”

Sport



“Takimet janë bërë për të kuptuar shumë gjëra. Inzaghi nuk e ka kontratën në skadencë, por do edhe një vit, ky kujdes që po krijohet më duket pak e ‘ekzagjeruar”. Kështu, Drejtori Sportiv i Lazio, Igli Tare, përpara ndeshjes me Torino, ka folur mbi të ardhmen e teknikut Simone Inzaghi, që konsiderohet një nga kandidatët për pankinën e Juventus.

“Nëse qendron? E ka thënë presidenti, e kam thënë edhe unë, besoj se edhe ai e mendon, nuk ka dyshime”. Enigmatik në përgjigje shqiptari, kur është edhe vetë në qendër të merkatos, me Milan që e sheh si zëvendësues të Leonardos në ikje e sipër. Tare ka qenë gjithnjë mbrojtës i teknikut Inzaghi edhe në ditët e vështira, por dicka në raportet mes teknikut dhe shoqërisë është thyer ku Lotito vuri kusht për qendrimin e tij, triumfin në finalen e Kupës së Italisë.

Kushti e ka nervozuar Inzaghi që është vënë në dyshim, edhe pse ka luajtur një sezon pozitiv. Ndryshimi i kursit të Lazio, sidomos pas interesimit të Juventus për teknikun, ka bërë që tashmë të jetë Lotito që pret përgjigjen e trajnerit, që ka marrë kohë të mendohet. Natyrisht palët po tentojnë ta zgjidhin si xhentelmenë por kujtesa e Tares për një vit kontratë të mbetur, nuk është e rastësishme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *