• |
ide | kryesore

“Vetëvendosje”: Kriza në Shqipëri kërkon dorëheqje dhe ndryshime themelore

Lajme, Të fundit



“Pushteti në Republikën e Shqipërisë ka abuzuar me mandatin e dhënë nga qytetarët. Rritjes së varfërisë dhe pabarazisë i është përgjigjur me arrogancë e dhunë. Paaftësinë ka tentuar ta mbulojë me marketing dhe kontroll mediatik, dhe nuk jep më llogari”.

Kështu nis një deklaratë e “Lëvizjes Vetëvendosje” në Shqipëri për situatën e krijuar pas protestave të opozitës që kulmuan akuzat për keqqeverisje ndërsa mazhoranca përpiqet të krijojë një opozitë formale në parlament.

“Kriza në Shqipëri nuk është mes opozitës dhe pozitës, por është një krizë e përgjithshme ekonomike, shoqërore dhe institucionale. Shqiptarët nuk janë të verbër. E kanë të qartë se për këtë gjendje përgjegjësi mban edhe opozita, e cila ka pranuar më herët të ndryshojë edhe sistemin elektoral për të siguruar përjetësinë e dy partive që kanë gati 30 vite që sundojnë Shqipërinë me trajtat e një sistemi neo-feudal” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes që thekson se në vend duhen reforma të thella e të gjera.

“Nuk ka asnjë arsye legjitime pse sistemi elektoral në Shqipëri mos të jetë proporcional kombëtar, me lista të hapura, siç është edhe në Kosovë. Në këtë mënyrë qytetarët do të mund t’i zgjidhnin vetë kandidatët brenda listave, si kundërpeshë edhe e mungesës së demokracisë së brendshme në subjektet politike në Shqipëri, ku i pari i Partisë vendos thuajse gjithçka” – shkruan Vetëvendosje.

“Duhet thënë se Partia Socialiste nuk është në pushtet, pasi vendi drejtohet nga një klikë politikanësh e tajkunësh që numërohen në gishta të dorës” – vijon deklarata që kujton se si u dorëhoqën kryeministri austriak apo dhe ajo e Britanisë së Madhe për shumë më pak.

“E kundërta ndodh në vendin tonë, ku përdoren nga pushtetarët epitete si “egërsira” ndaj qytetarëve, ashtu siç janë etiketuar shqiptarët nga pushtuesit, me pretekstin e “civilizimit” përmes dhunës. Madje, për të ruajtur pushtetin dhe për t’i përçarë qytetarët, kanë tentuar të rrisin diskriminimin e shqiptarëve në bazë të prejardhjes gjeografike, duke treguar një mendësi qeverisëse krejtësisht pronvicialiste dhe klanore në drejtimin e vendit.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqiptarët meritojnë udhëheqje dhe programe përparimtare ekonomike dhe politike. Le të nisë ndryshimi me një akt emancipues si dorëheqja” – thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Shkoni mor shkerllata ju dergoje Serbia dhe ne Tirane qe te beni pak katrahure dhe ketu,nuk e shpetoni dot salihun srb

  2. Shqiperia nuk eshte as-pak ne krize o idjota me dy fetyra.
    “protestuesit” qe dalin neper rruge skane te bejne fare me si po punon qeveria e tanishme, ata dalin per interesat e veta, per pushtet, per ti shpetur drejtesise dhe Turp te keni kriminele, shqiperia ka nevoje per stabilitet dhe jo rremuaj.!

  3. Un se du mavine
    Po’ ju te kuqte jeni me zi se keta.
    Po’ kalove njehere nga dera e sooorrrres je shoqeria e hapur dy baballare kater xhaja tete gjysher(Salvini).

  4. E shkruan shkerllata Sic e shqiptojne shkodranet,dh e con per lesh.
    Ca’ Ka saliu?Kush po’ e kercenon?Te le Edi Rama ti prekesh nje qime floku Sales.
    Keshtu i paemer shko gjej emrin se te ka humb si vula 400 vjecare e sulltanit.

  5. Pa dyshim qe Shqiperia ka nevoje per ndryshim. Por ndryshimi do e duhet te vije nga poshte, ndryshim nga larte mos prisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *