• |
ide | kryesore

Video/ Inter i çmendur shkon në Champions: Atalanta prek historinë, Milan mbetet jashtë

Sport, Video

Java e fundit e Serie A ka përcaktuar edhe zonën Champions me Inter e Atalanta, që lënë jashtë Milan, edhe pse skuadra e Gattuso shkoi të fitonte në transfertën me Spal. Kuqezinjtë u imponuan 2-3 në një ndeshje rokamboleske, ndërsa Atalanta fitoi me përmbysje kundër Sassuolo. Festë e Inter, lot për Empolin. Në San Siro skuadra e Spalletti vuan, por në fund mposht 2-1 toskanët e Andreazzoli, duke blinduar vendin në Champions e duke dënuar Empolin të zbresë në Serie B.

Në pjesën e parë zikaltrit dominuan, por u përplasën në pritjet e Dragoëski. Vetëm pas rifillimit të lojës Keita zhbllokoi ndeshjen në të 51′, pastaj Icardi gaboi penalltinë në minutën e (61′) përpara se Traore të barazonte rezultatin. Frikën për një turpërim të mundshëm e fshiu Nainggolan, që shënoi golin vendimtar 9 minuta nga fundi.

Për Atalantën një arritje historike. Bergamaskët e mbyllën me 69 pikë, po aq sa Inter, por me diferencë më të mirë golash morën vendin e tretë. Hera e parë që Atalanta kualifikohet në fazën e grupeve të Champions, e për Gasperinin ishte një fitore me përmbysje, pas golit të shpejtë të Berardit. Bergamaskët ndryshua marsh dhe me Zapata, Gomez e Pasalic morën një fitore të thjeshtuar edhe nga dalja me karton të kuq të Berardit e në fund edhe të Magnanelli.

Milan duhet të prezantohet në Europa League, pavarësisht suksesit 2-3 ndaj Spal. Kuqezinjtë arritën me 68 pikë në sprintin final drejt zonës Champions, duke e shënuar golin e fitores me penalltinë e Kessie, pasi panë ti sfumohej avantazhi i dyfishtë i pjesës së parë, nga golat e Vicari e Fares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu