• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni golin e fundit që shënon një arbitër: nga viti i ardhshëm ndryshon

Sport, Video



Gol spektakolarë, autogola komikë, gafa të portierëve e jo vetëm. Ndodh vërtetë shumë rrallë, por ndodh: edhe arbitri mund të shënojë një gol. E kjo ndodhi në Harkemase Boys-Hoek, ndeshje e javës së fundit të Derde Divisie, kategoria e tretë hollandeze. Në minutën e 66, me rezultatin 3-1, arbitri i lejoi miqve të ngushtonin diferencën pas një karamboli kaotik.

Në fund ndeshja përfundoi 4-2. Gjithcka sipas rregullave, por nuk do të jetë më kështu nga kampionati i ardhshëm. Në mbledhjen e zhvilluar në Aberdeen në mars 2019, International Football Association Board (IFAB) ka aprovuar rregulla të reja të destinuara të ndikojnë në zhvillimin e ndeshjeve të futbollit. Mes këtyre është edhe prekja decizive e arbitrit: nga sezoni i kaluar nëse prekja e arbitrit provokon një asist, një gol ose një kundërsulm të favor të skuadrës tjetr, loja do të ndërpritet me top të diskutueshëm (në zonë, topi do jetë gjithnjë i portierit).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *