• |
ide | kryesore

Video/ Tirana e gjen shpëtimin në Laç: tani i duhet edhe një pikë në ndeshjen e fundit

F1, Sport, Video



Një pikë i mjaftonte Tiranës në transfertën me Lacin, për të siguruar mbijetesën, me Kastriotin që dihat nga prapa dhe nuk heq dorë deri në javën e fundit. Tirana bën edhe më mirë, shkon dhe fiton në Kurbin 1-3 me qetësi dhe penallti të humbura, por me sigurinë se tani ka nevojë vetëm një pikë në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit pëqr të qendruar në Superiore (përballjet direkte me Kastriotin e favorizojnë).

Bardheblutë humbën një tjetër penallte, e gjashtë këtë sezon, duke frikësuar Memën në pankinë për atë që mund të ndodhte, por atë që nuk bëri Kobina në minutën e 4, e rregulloi Greca pas dy minutash. Tirana kishte ndeshjen e jetës, natyrshëm, por edhe në ndeshjen e jetës nuk i la gabimet. Penallti në minutën e 16, por Lika i kthyer titullar në vend të Abibit, tregoi sa gabim e kishin bardheblutë gjithë këtë kohë, duke pritur penalltinë e Shtubinës.

Në minutën e 36 Kobina konfirmoi surpemacinë e kryeqytetasve, duke finalizuar assist të Ngo’o. Bardhezinjtë u futën në lojë, në të 61, me Shtubinën që korigjoi gabimin e penalltisë, ndonëse shkodrani e kupton se ajo nga 11 metra mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Kastrioti si për të mos patur asnjë peng në fund të kampionatit, krijon fitoren e tij në shtëpi përballë Teutës me dy gola në harkun e tre minutasve me Roger e Vatnikaj. Situata mund të ndërlikohej dhe Tirana e mori mesazhin, duke mbyllur sfidën në minutën e 83 me golin e Edon Hasanit.

Nuk shërbeu ngushtimi i diferencës nga Teuta, sepse krutanët qendrojnë dy pikë larg bardhebluve, që ndeshjen e fundit e luajnë në shtëpi me Flamurtarin, ndërsa Kastrioti duhet tia dalë me Kukësin. Nuk shërbeu as penalltia e humbur nga Ngo’o përvecse përkeqësoi një rekord absolut me 7 të humbura gjatë sezonit, por në fund me 44 pikë bardheblutë shohin dritë në fund të tunelit dhe mund të mendojnë për finalen e Kupës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *