• |
ide | kryesore

Vuçiç: Fjalim dy orë në sesionin e posaçëm për Kosovën

Lajme, Të fundit



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të flasë për të paktën dy orë në një sesion të posaçëm të Parlamentit të Serbisë për Kosovën, të planifikuar për nesër.

Mësohet se në fjalimin e tij, Vuçiç do të paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale të këtyre dy popujve, ku edhe do të flasë për zgjidhje konkrete në të ardhmen.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ministrat dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç do të jenë pjesë e kësaj seance në Kuvendin e Serbisë.

Mësohet se në fjalimin e tij, Vuçiç do të paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale të këtyre dy popujve, ku edhe do të flasë për zgjidhje konkrete në të ardhmen.



3 Comments

  1. Po pse foli Vuçiç foli perendia?
    Çfare na qënka ky qe do paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, mos është ndonje profesor neutral Oxfordi që jetën ia ka kushtuar studimeve mbi konfliketet në Balkan? Apo ndonje politolog me famë botërore që do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale midis serbeve dhe shqipetarve?
    Shovinistet serb si gjithmone do ti bien fyellit në një brimë, prandaj duhet dëgjuar me vigjilence dhe reaguar zyrtarisht edhe nga Tirana, por me pergjesgjesi dhe dinjitet!

  2. Vucic,le te flase edhe dy dite rresht,po deshi,dhe po e degjuan serbet.Per Kosoven ta masi mire fjalen para se ta thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *