• |
ide | kryesore

12 kg drogë në banesë, pranga shqiptarit në Itali

Lajme



Policia e qytetit të Barit ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 12 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. I ndaluari është Rudmir Tartari, 43 vjeç.

Sasia e konsiderueshme e drogës ishte e ndarë në dy kuti të mëdha kartoni. Përllogaritet se nëse lënda narkotike do të shitej, vlera e konvertuar në para do të arrinte shifrën e 300 mijë eurove.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga karabinierët, droga ishte planifikuar të ndahej në doza të vogla, që më pas të mund të shpërndahej në zona të caktuara të Barit.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptari është dërguar në paraburgim, ku pritet të përballet me masën e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *