• |
ide | kryesore

Analiza/ Europa është në udhëkryq dhe “lufta” është afër

Kryesore, Lajme



Nga Luke McGee, analist i CNN në Londër

Nëse jo diçka tjetër, votuesit europianë në të gjithë kontinentin e vjetër ku u votua të dielën bënë të qartë të paktën një gjë: duan që gjerat të ndryshojnë.

Mëngjesin e së hënës, kur dolën rezultatet e zgjedhjeve parlamentare evropiane, u bë e qartë se miliona votues kishin braktisur partitë tradicionale që kanë dominuar institucionet evropiane prej dekada. Në ndryshim, janë rritur grupimet e vogla si “Të gjelbrit”, nacionalistët dhe liberalët.

Në Gjermani, koalicioni i kancelares Angela Merkel u arrit nga “Të gjelbrit” që ruajtën vendin e dytë. Në Francë, Emmanuel Macron – një lider që ka përsëritur shpesh duke e propozuar veten si njeri që do të çojë përpara Europën – mbeti i dyti pas nacionalistes Marine Le Pen. Në Britaninë e Madhe, mbështetja për partitë e mëdha tradicionale, konservatorët dhe laburistët, u shkërmoq përballë partisë pro-BREXIT të Nigel Farage dhe një serie partish anti-BREXIT nga ana tjetër. Në Italia dhe Hungari triumfuan populistët e linjës së ashpër.

Në të gjithë Europën pjesëmarrja në zgjedhje kaloi mbi 50%, një rekord prej 25 vitesh.

“Centristët” pro-BE e Macron do të bashkohen në një bllok liberalësh, që do të jetë grupi i tretë më i madh në Parlamentin Europian, që së shpejti do të kërkojë të marrë pushtetin për të çuar përpara vizionin për Europën. Parashikimet thonë se shpresat e nacionalistëve për tu bërë një forcë dominuese brenda BE-së janë venitur.

Pavarësisht kësaj, ndërsa rezultatet janë një lajm i mirë për ata që duan të mbajnë të gjallë BE-në, ka lajme të këqija për grupimet që aktualisht dominojnë Brukselin. “Të gjelbrit” dhe liberalët nuk u mbajnë ison dy grupimeve të mëdha politike, PPE dhe S&D që kanë dominuar politikën evropiane për kaq shumë kohë. Ashtu si shumë euroskeptikë edhe partitë e gjelbra duan reforma që rinovojnë Europën. Guy Verhofstadt, lideri i grupimit liberal në PE i tha CNN: “Kemi nevojë për një Union ndryshe sepse ky aktuali nuk do t’i mbijetojë shekullit XXI.

Edhe pse nacionalistët dhe populistët nuk arritën rezultatin që pritej, suksesi i tyre është mjaftueshëm domethënës dhe që nuk mund të injorohet. Në Itali dhe në Francë, dy vende që konsiderohen si historia e BE-së, kanë fituar nacionalistët.

Në Itali, “Lega” e ekstremit të djathtë e drejtuar nga zv.Kryeministri, Matteo Salvini e mbylli në krye. Në Francë, Fronti Kombëtar i Le Pen mblodhi 23,53% të votave. Në Hungari kryeministri populist Viktor Orban festoi një rezultat të thellë, 52%.

Gjatë fushatës, Salvini kishte folur qartë mbi planin e tij për të ndërtuar një aleancë pan-europiane të së djathtës me synimin për të reformuar BE-në, në dallim nga britanikët që vendosn ta lënë unionin. Nuk është e qartë sa eurodeputetë do të jenë të aftë të mbledhin sepse ashtu siç duken gjërat aleatët e tij në Europë nuk arritën ta ndjekin rezultatin e tij që ëndrra të bëhet realitet.

Europa e ka përshkruar kohën më të madhe në një dekadë të angazhohet për valën e populizmit nga e majta radikale dhe e djathta radikale. Ka qenë një “dhimbje koke” për PPE dhe S&D që janë përballur me populistët që kanë arritur sukses herë pas here. Ajo “dhimbja e kokës” arriti kulmin të dielën kur koalicioni i PPE dhe S&D u shemb.

Zgjedhësit folën, por jo në të njëjtin zë. Pjesëmarrja ishte 50,95% në të gjithë BE-në, më e larta nga 1994, por mesazhi i qartë për Brukselin dhe Europën është se duhet të reformohet në mënyrë që të mbijetojë. Se çfarë fytyre do të ketë kjo reformë është beteja e ardhshme.

Parlamenti punon me deputetë të nga vende të ndryshme që ulen bashkë për shkak të ideve të ngjashme. Në javët e ardhshme do të nisë lufta për pushtet pasi deputetët duhet të zgjedhin si do të ulen dhe kjo do të jetë thelbësore për të ardhmen e kontinentit.
Nuk është një sekret që politika evropiane është thellësisht e fragmentizuar. Këto rezultate elektorale reflektojnë edhe ndarjen ekstreme, jo vetëm mes 28 anëtarëve të BE-së, por edhe mes vetë brenda vendeve anëtare.

Kështu që ky është një mesazh i përzierë për Europën. Mënyra se si liderët do të zgjedhin të interpretojnë këto rezultate do të ketë një impakt të menjëhershëm te vendimet që do të merren.

Komisioni Europian ka nevojë për një President të ri, ashtu si edhe Parlamenti Europian. Kompozimi i ri i Europës dhe vendimet që priten te merren do të kenë një efekt tek të dy këto institucione.

Edhe pse BREXIT është jashtë programit edhe për ca kohë, Europa mund të ketë një vendim të rëndësishëm për të marrë në 13 tetor, data kur skadon afati i për daljen e Britanisë së Madhe. Në ketë vend ku pjesëmarrja ishte 37%, goditja e madhe erdhi për dy partitë tradicionale.

Konservatorët në qeveri morën një thikë nga partia e re, BREXIT e Nigel Farage, ndërsa opozita laburiste u ndëshkua që nuk arriti të mbante një referendum të dytë. Të dyja partitë duhet të bëjnë zgjedhje të vështira për t’i dhënë fund debatit për BREXIT.

“Këtu është dhënë një mesazh i madh. Laburistët dhe konservatorët mund të mësojnë nga leksioni i madh i këtyre zgjedhjeve” – tha Farage në Southampton, pak pas daljes së rezultateve.

Europa ka mbetur në udhëkryq. Dalja duket më e avashtë se kurrë dhe për momentin qytetarët europianë duken se nuk janë dakord për shumë gjëra. Liderët e Europës nuk mund t’ja lejojnë vetes të jenë të vetëkënaqur. Ajo që këto rezultate tregojnë është një boshllëk lidershipi që duhet mbushur. Lufta për t’ja dalë nuk do të jetë dhe aq e pëlqyeshme. ©LAPSI.al përshtati nga CNN



7 Comments

  1. NUk behet lufte ne EU dhe amerikanet me ate idiotin president le te thone c’te duan…Meqe deshet UK, mbajeni tani e kenaquni me Farange. May apo Johnson!

    1. Ai presidenti idiot mobilizoi politiken e ndryshkur nga ju majtistet. Jane perhap kokmushkat qe flasin di rama edhe per vendet e tjera. Tuf me varikarsa parazit.

      1. Nuk jam as i majte e as majtist, ke gabuar peson. Merkeli eshte e djathte, Rhoy eshte i djathte..Trumpi eshte populist…Nejse, leje ket muhabet, mos e fol..

  2. Zero rrezik nga populistet per hapjen e negociatave. Partite popullore, socialistet dhe liberalet jane shumice ne parlament. Liberalet nuk jane raciste, por kane nje shije me te forte per standartet, keshtu qe po nuk na i hapen lidhen vetem me krimin dhe korrupsionin.

  3. O lapsi mos beni propagande CNN.☺
    Eshte fake news dhe tmerresisht te gabuar ne opinionet e tyre.

    Europa foli paster kunder te majtes se leninit.
    Britani france itali gjermani. Humbje e se majtes .
    Eshte goxha zhvillim per nje kontinent te pandryshueshem lehte.
    Vetem ne shqiperi priten politikane triumfatore. Fitorja eshte shume me mire se triumfi
    Kjo ishte fitore per europen qe do te ndryshoje. Te gjithe ata e duan bashkimin europian dhe duan ta ndryshojne. eu, sipas tyre qe votuan, ka nevoje te jete ndryshe larg eurokrateve te papergjegjshem qe tallin koqet me leket e te taksapaguesve

  4. Qe BE nuk eshte ne gjendje te formoje nje “shtet” te madh, kjo eshte pare me kohe, te pakten qe nga momenti qe nuk u aprovua kushtetuta. Ne momentin aktual kur Merkel, nje lidere e forte dhe qe ne nje fare menyre arriti ta mbaje BE-ne te bashkuar nen lidershipin e saj dhe te Gjermanise, eshte duke i dhene fumd karrieres se saj, prespektiva duket edhe me e zymte. Ka disa arsye per kete.. Macron nuk duket aq i afte sa te influencoje si Merkel ne mbajtjen e BE-se bashkuar. Nuk dihet ende potenciali politik i zevendesueses se Merkelit. Eurodeputetet mund t’i bashkoje deri ne nje pike ideologjia, por mendoj se kombesia i ndan mjaftueshem sa per te mos lejuar nje forcim te BE. Ajo qe vihet re ne keto zgjedhje eshte se e djathta dhe ekstremi i djathte jane forcuar mjaftueshem dhe do influencojne ne politiken e BE-se. Fakt tjeter i rendesishem eshtr fitorja e antisorosianeve si Orban e Salvini. E majta ka humbur besueshmerine thuajse kudo ne Europe. Ketu besoj se duhet te nxjerrin mesime edhe shqiptaret. Sa per Trump te cilin dikush e permendte me siper, mund te mos jete i afte per te mbajtur fjalime si Obama, por ne ndryshim nga ky i fundit, ka arritur shume brenda vendit dhe ka permiresuar shume ekonomine amerikane. Bindja e pergjithshme eshte se do fitoje nje mandat te dyte dhe nuk besoj qe ne shqiptaret qe ne politike hyjme vetem per te vjedhur, te jemi aq te afte sa te japim vlersime me te sakta se ameikanet qe kane lindur si nenshtetas te nje vendi qe ka lindur i lire.

  5. Rasti i Greqise rast me se paku i cuditshem. Cipras erdhi ne pushtet me parulla revolucionare. Jo do kthehemi ne dhrahmi, nuk do njohim borxhin etj, etj. Dhe greket e votuan aq sa edhe parti tradicionale si pasok thuajse u zhbene. Mirepo pas trysnise se europes, kaloi eksitimi i momentit dhe u kthyen me kembet ne toke duke pranuar realitetin se nuk vinin dot inat me shojblen e ujqerit e tjere. Duke qene se premtimet rezultuan flluska, njerezit qe paten iluzionin se me keta do gezonin te mirat qe i kishin tejendane, nderruan mendje dhe thane; te mos riskojme, te kthehemi aty ku ishim se nuk eshte gje kjo pune. Vecanerisht klasa e mesme nuk fitoi asgje me cipran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *