• |
ide | kryesore

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare në PE

Lajme, Të fundit



Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Kokalari është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë.

E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive.

Në zgjedhjet për në Parlamentin Europian këtë herë ka patur mjaft kandidatë shqiptarë. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.



9 Comments

  1. sa here qe nje shqiptar ne europe pas shume veshtiresish arrin te behet dikush apo arrin te behet personazh publik, shteti shqiptar qe deri ne ate moment as nuk e njihte egzistencen e tij kujtohet per te plot krenari te shtirur. Kjo vajze ska pasur kurre mbeshtetje nga shteti shqiptar ne rrugen qe ka bere, ka qene gjithmone e diskriminuar sa here eshte kthyer ne shqiper, ja kjo emigrantia qe do te na shesi mend!

  2. Plotesisht dakort edhe une me komentin 12,21.Me keto figura mburremi qe triumfojne ne politike ,art ,muzike dhe nuk i heqim as nje cast nga lajmet tona te perditshme neper media si -Rita Ora-Dua Lipa-e shume e shume te tjere.Ndodh e kunderta me futbollistet ,peshe ngritsit me nje fjale te gjithe sportistet qe aderojne neper klubet e dhe federatat e shteteve te huaja qe kane bere emer.Keta ne i quajme -tradhetare-Ky eshte mentaliteti shqiptar ,qe na bejne -patriotizmin e thekur-ku na eshte lene rrisk nga social -kripto komunistet

  3. Diasporen e paskemi komuniste. Votat e shqiptareve ne Suedi kane shkuar per nje tjeter shqiptar, te majte, me zero shanse per fitore. Zonja apo zonjusha me shume se Shqiperine nderon trashegimine e saj familjare, intelektuale anti-komunste. Nuk mund te jemi te bashkuar si shqiptare, pa qene te bashkuar ne denimin e krimeve te komunizmit. Kush sot deklaron se gezohet per Arben duhet te beje nje check me ndergjegjen e tij/saj per ate se c’ka bere nderkohe qe gjyshja e Arbes burgosej dhe masakrohej nga regjimi, nese ka marre pergjegjesi per veten apo prinderit e tij, apo vazhdon rreh gjoksin si Brahot e Tarifat. Nese vazhdoni beni kete te fundit as Arba nuk iu duhet juve, as ju nuk i vleni Arbes per asgje. Ndegjegja per drejtesine vjen perpara kombesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *