• |
ide | kryesore

Arratisje spektakolare e 2 shqiptarëve të rrezikshëm nga burgu grek

Lajme, Të fundit



Dy të burgosur shqiptarë u arratisën mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 nga burgu i Avlona në Greqi. Sipas policisë, një i burgosur kërceu së pari gardhin e burgut. Atje, ai u përball me një polic që bënte patrullën e jashtme. Oficeri i policisë qëlloi në ajër dhe e paralajmëroi të ndalonte. Megjithatë, një i burgosur i dytë kërceu gardhin, goditi policin dhe arriti të largohet bashkë me shqiptarin.

Sipas mediave helene, njëri prej të arratisurve është një 22-vjeçar që sapo ishte transferuar nga burgu i Koridhalos ku ishte përfshirë në një vrasje. Pretendohet se të burgosurit shqiptarë janë përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgjeve” të burgut Koridhalos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *