• |
ide | kryesore

Breshëri plumbash ndaj të rinjve/ Humb jetën një 22-vjeçar në Vlorë, rëndë tjetri

Lajme, Të fundit



Një atentat me armë zjarri në Vlorë rreth orës 01:00 të natës i ka marrë jetën një të riu, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike.

Viktimë e atentatit ka mbetur 22-vjeçari, Sotiraq Mhilli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poro të Novoselës.

Dy të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri në kohën kur po ktheheshin me një motor drejt shtëpisë së tyre. Ndërkohë mësohet se një makinë tip Mercedes ka qenë duke i pritur në rrugë dhe më pas ka qëlluar drejt tyre, duke i marrë jetën kështu të riut 22-vjeçar dhe duke plagosur rëndë edhe 32-vjeçarin e identifikuar si Eno Mata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *