• |
ide | kryesore

Champions, Firmino dhe Kane shohin finalen e Madrid

Sport



Roberto Firmino dhe Harry Kane janë duke u riaftësuar me ritme të mira dhe kanë shanse të mëdha për të luajtur në finalen e Champions League të shtunën. Deri në Tottenham-Liverpool duhen edhe 5 ditë, dhe dyshimet mbi dyshen e sulmit kanë nisur të zbehen. Braziliani nuk luan që nga 1 maji, kur pësoi një dëmtim muskulor në vigjilje të humbjes në Camp Nou me Barcelona. Ndërsa anglezi ka ndalur për një problem në kavilje: që nga 9 prilli, ditën e fitores së Totenham ndaj City në ndeshjen e vajtjet së çerekfinaleve të Champions.

Firmino ka kaluar të gjithë javën e shkuar në Marbella me Liverpool dhe lajmët që vijnë nga Costa del Sol janë pozitive. “Bobby është vërtetë mirë dhe po stërvitet me ne – ka thënë Klopp në Spanjë-. Nuk ishte jashtë për shumë kohë, por sigurisht duam të bëjmë gjithçka me kujdesin maksimal për të shmangur ripërsëritjen. Kemi ende disa ditë dhe duam t’i përdorim sa më mirë. Le të themi që kemi besim”.

Sot në Enfield ka qenë “Media Day” i Tottenham dhe ka folur Harry Kane: “Jam stërvitur të premten, jam stërvitur të shtunën dhe do të stërvitet këtë javë. Ndjehem mirë, pastaj vendimi përfundimtar i takon trajnerit. Do të varet nga ai se cilin do të hedhë në fushe, kush është mirë dhe gati të luaj. Për sa më takon mua, ndihem mirë, dhe të shohim se si do të vijojë java”, u shpreh Harry Kane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *