• |
ide | kryesore

Del raporti për 4 bashki të vendit, evidentohen shkelje me fondet publike

Lajme, Të fundit



Organizata jofitimprurëse, “Shoqata për Kulturë Demokratike”, ka përpiluar një raport mbi veprimtarinë e bashkisë së Elbasanit, të Kavajës, të Kukësit dhe të Kuçovës, ku konstatohen shkelje me fondet publike.

Në raport evidentohet se administrata në këto katër bashki është përdorur për pjesëmarrje dhe angazhime në aktivitete, ndërsa vihet theksi tek shpenzimet me burimet administrative. “Administratës i është kërkuar pjesëmarrja aktive në aktivitete. Vëzhguesit kanë gjetur shkelje me fondet publike. Të ndalohen shpenzimet me burimet administrative.”- shkruhet mes të tjerash në raport.

Raporti i hartuar në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë,  është përgatitur pas vëzhgimit të administratës shtetërore në paraprirje të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Fushat kryesore të veprimit të organizatës janë: monitorimi i zgjedhjeve, qeverisja vendore dhe të drejtat e njeriut.

Shoqata për Kulturë Demokratike ka një përvojë të pasur në monitorimin e proceseve elektorale në Shqipëri, ku përmendim zgjedhjet parlamentare në vitet 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, si edhe zgjedhjet lokale në vitet 1996,1998,2000,2003, 2007.



1 Comment

  1. BASHKITE JANE KTHYER SI PRONE BABAI JU THONI KANE ABUZUAR ME FONDET . KRYKARET E BASHKIVE KUJTOJNE SE E KANE PRONE TE BABES . TU VESH FLAKEN TE GJITHEVE PA PERJASHTIM . NE NJE VEND KU LIGJI NUK VEPRON DOMOSDO KUSHDO QE TE ISHTE ASHU DO VEPRONTE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *