• |
ide | kryesore

DETAJE/ Makina e autorëve me dy kallashnikovë brenda… (FOTO)

Lajme, Të fundit



Rrugës për në shtëpi, rreth orës 1 të mëngjesit, dy të rinj që po udhëtonin me motorr u qëlluan me breshëri automatiku në fshatin Poro të Vlorës.

22-vjeçari Sotiraq Mëhilli (djathtas në foto) ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Eno Mata (majtas) 32-vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë në shtetin grek.

Pas ngjarjes së rëndë, në fshatin Bishan është djegur një makinë tip “Mercedes”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Siç mëson Lapsi.al, brenda janë gjetur dy armë kallashnikovë. Makina ishte me targa të vjedhura.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por Policia dhe FNSH ka nisur punën intensive për zbardhjen e motiveve të atentatit. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *