• |
ide | kryesore

Gjon’s Tears, në gjysmë finalen e The Voice of France

Paparazzi, Slider



Gjon’s Tears është një nga artistët më të ri, i cili momentalisht konkuron në ‘The Voice of France’ dhe duket se ia ka arritur të bëhet pjesë e gjysmëfinales. Gjon është prezantuar me këngën “Rocket Man” nga Elton John dhe ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin e tij. Videoja e performancës në ‘Youtube’ ka arritur një numër të madh shikueshmërie, ku dhe nuk mungojnë dhe komentet përgëzuese të ndjekësve të programit. Kujtojmë se Gjon ka mamanë nga Tirana dhe babain nga Kosova, por vetë ka lindur në Zvicër. Gjatë këtij edicioni të ‘The Voice Kids’ në Albania, Gjon ishte dhe i ftuari special gjatë një nate në finale, ku performoi këngën e tij të parë ‘Babi’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *