• |
ide | kryesore

Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë, Arbër Cekaj i pandehur në mungesë

Lajme, Të fundit

Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë të kapur në kontejnerët e bananeve në portin e Durrësit. Mësohet se pronari i firmës “Arbri Garden”, Arbër Cekaj është marrë i pandehur por në mungesë. Po kështu të pandehur janë edhe Armando Pezaku dhe Donald Lushaj.

Tashmë do të jetë gjykata që do të vendosë. Armando Pezaku ishte shoferi i trailerit që transportonte ngarkesën me banane në të cilën u kap sasia rekord e drogës. Ndërsa Donald Lushaj ishte menaxheri i firmës “Arbri Garden” në pronësi të Arbër Çekaj që kishte porositur ngarkesën nga Kolumbia.

Cekaj ndodhet në Gjermani, ku edhe atje ka një hetim nga autoritetet pasi dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Më 27 shkurt 2018 u kapën rreth 613 kg kokainë në Maminas në kontenierët e bananeve të Arbri Garden në pronësi të Arbër Çekaj. Aktualisht Çekaj ndodhet në gjykatën gjermane të emigracionit.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu