• |
ide | kryesore

Rezultati zhgënjyes në votimin për PE, Tsipras bën thirrje për zgjedhje të parakohshme

Planet



Sikurse premtoi në ditën përmbyllëse të fushatës për zgjedhjet evropiane të së dielës, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme pas rezultatit zhgënjyes për SYRIZA-N, e cila arriti të fitojë vetëm 23.94 % të votave, përkundër partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, që kryeson me 33.28 % të përkrahjes së elektoratit.

Tsipras njoftoi se do t’i kërkojë presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, që të shpërndajë parlamentin menjëherë pas raundit të dytë të lokaleve që u mbajtën në Greqi paralelisht me zgjedhjet për Parlamentin Europian. “Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i japin të drejtë opozitës që të vë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë.”- u shpreh Tsipras.

Ndërkohë, kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që krahas zgjedhjeve të parakohshme, dorëheqjen e kreut të qeverisë. Në këto zgjedhje, ekstremistët e djathtë të “Agimi i Artë”, kanë humbur pothuajse gjysmën e mbështetësve, duke marrë vetëm 4.8% të votave.

Greqia pritet të hyjë në zgjedhje të reja qendrore gjatë verës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *