• |
ide | kryesore

Takimi Trump-Naruhito, shpresë për vazhdimin e bisedimeve tregtare

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vizitoi mëngjesin e kësaj të hëne Japoninë, ku zhvilloi një takim me perandorin e porsangjitur në fron, Naruhito-n. Ky takim u interpretua nga kryeministri Shinzo Abe, si një mundësi shumë e mirë për të ndikuar pozitivisht tek kreu i Shtëpisë së Bardhë lidhur me bisedimet e mëtejshme tregtare.

Trump shoqërohej nga Zonja e Parë, Melania, si edhe nga dy prej zyrtarëve më të lartë amerikanë, negociatori kryesor për tregtinë nga Shtëpia e Bardhë, Robert Lighthizer-i dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton-i. Takimi që zgjati për rreth 50 minuta u mbajt në shenjë celebrimi të marrëdhënieve të mira amerikano-japoneze, në një kohë paqartësish gjithnjë në rritje në rajon, qoftë prej politikave tregtare amerikane, ashtu edhe prej rritjes së influencës së Kinës dhe i fuqisë bërthamore, Koresë së Veriut.

Trump e cilësoi shprehimisht “një nder të madh” takimin me perandorin e ri, i cili mori fronin vetëm 3 javë më parë pas abdikimit të babait të tij, Akihito-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *