• |
ide | kryesore

Titulli kampion, strategji e ndërtuar nga Partizani në gjashtë vjet

F1, Sport



Nga 21 shtatori 2013, kohë kur Gazmend Demi mori presidencën e Partizanit, duke pasuar Lulzim Sallakun në krye të të kuqve, gjërat kanë ndryshuar. E kanë ndryshuar aq shumë sa ëndërrat e dikurshme u bënë realitet i të tashmes e obligim i të ardhmes. Ky titull i ngritur lart nga kapiteni Alban Hoxha e i festuar për orë të tëra në sheshin Nënë Tereza, pas 26 vjetësh, ishte ai që për të cilin presidenti Demi kishte menduar që kur vuri këmbë në klub, me ambicjen e atij që protagonizmin kërkonte ta shprehte përmes rezultatesh. Natyrisht nuk ishte kaq e thjeshtë, sepse llogaritë duheshin bërë me kundërshtarë më mirë të pajisur dhe një Skënderbe që vriste cdo kampionat.

Këtu nisi historia e një startegjie, që shtyu përpara nivelin e klubit, gaboi në raste të ndryshme, provoi emocionet e rikthimit në kompeticionet Europiane, deri në ditën kur cdo sakrificë u legjitimua. Pasi u konturua organizikisht, si klub duke folur, të kuqtë nisën ambicjet Europiane, me përfaqësimin e parë në Europa League në sezonin 2016-17, i mundur 1-4 në agregat me norvegjezët e Strømsgodset. Nga aty nisi projekti titull, ku vendi i dytë apo futja si zëvendësues në Champions, pas skualifikimit të korcarëve, nuk ishte më mjaftueshëm për ambicjet e të kuqve. E megjithatë në atë sezon lavdia ishte e gjitha në eleminimin e një legjende hungareze si Ferencvaros, përpara daljes nga një superfuqi si Salzburg.

Ishte koha kur Demi cliroi arkat e klubit, në kërkim të një dominimi në vend. Projekti Lucianno Moggi ishte joshës e ambicjoz, për emrin që përfaqësonte ish–drejtori i përgjithshëm i Juventus, por i parealizueshëm me italianët nga Iuliano në pankinë, Preiti ish-Parma, e deri tek Big Luciano që treguan se punonin në një realitet që nuk e njihnin. Shpenzimet kolosale dhe rezultati…pothuajse asgjë, madje u krijua një ndarje institucionale me FSHF që u akuzua si armiku, një përkufizim që shoqëroi kontradikta që kanalizuan situatën në të pafavorshme për të kuqtë. Numri 1 i klubit kuptoi qartë se kishte dështuar dhe kjo kërkon karakter dhe vision, ashtu si ndryshimi i kursit në mënyrë fondamentale, me një drejtor të përgjithshëm si Olsi Rama, një trajner si Skënder Gega, e mbi të gjithë një linjë politike e kujdesshme, për tu mos u nëpërkëmbur por as për të bërë qaramanin.

Frytet nuk u kuptuan në fillim se do të vinin, por cdo javë e më tepër konturohej një skuadër që bindi me vështirësi, skepticizëm, porn ë fund fitoi mbi cdo paragjykim, duke ngritur lart titullin e 16 kampion…e ku merita duhet ti ndahet të gjithëve në mënyrë të barabaratë..pothuajse



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *