• |
ide | kryesore

U zgjodh eurodeputete, mesazhi special i shqiptares Arba Kokalari

Lajme, Të fundit



Arba Kokalari, shqiptarja e parë që siguroi mandatin e eurodeputetes, ka reaguar fill pas trumfit të partisë “Moderatorët”, që arritën të marrin 17.6 % të votave, duke siguruar kështu 4 vende në Parlamentin Europian.

Në një postim të publikuar në llogarinë e saj personale në “Facebook”, shqiptarja falenderon elektoratin e “Moderatorëve”, duke përçuar edhe një mesazh special për mbështetësit e saj. “Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”-shkruan Kokalari

Përzgjedhja e saj si eurodeputete u përshëndet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bazsha, të cilët e cilësuan triumfin e Kokalarit, si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.

E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, Kokalari ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon. Në këto zgjedhje europiane, është vërejtur kandidimi i shumë shqiptarë, që kanë përfaqësuar Belgjikën, Greqinë dhe Italinë.

 

 



9 Comments

  1. Tani kur shfletova disa artikuj tek -Kujto-al-me vajti mendja pse psiko-skizofreni nuk e ka uruar kete shqiptare qe u zgjodh eurodeputete se na qebkerka -stermbesa e Moisine Kokalarit qe pjellat komuniste e burgosen dhe e vrane.Dhe ky nuk ka as sy dhe faqe se eshte pjella e atyre.

  2. Tani kur shfletova disa artikuj tek -Kujto-al-me vajti mendja pse psiko-skizofreni nuk e ka uruar kete shqiptare qe u zgjodh eurodeputete se na qenkaerka-stermbesa e Moisine Kokalarit qe pjellat komuniste e burgosen dhe e vrane.Dhe ky nuk ka as sy dhe faqe se eshte pjella e atyre.

  3. More tash u ba shqiptare kjo se fitoi ,,!? asnji artikull dhe asnji thirrje per ta votue nuk pash e per socialisten skishte dit qe temos shkruenin gazetat

  4. Kur je i zoti te gjithe te lepijne! Pa ti kthehet kundra kjo cuca ketyre zarbave te politikes, si do reagonin keta?!

  5. Sa per njohuri pash para dy ditesh qe e paska pritur vjet Sali Berisha ket zonjen e nderuar, mu be qejfi shum pasi rrjedh nga nje familje Shqipetare e kulluar e jo familje me gjak Ruso Serbi, prandaj edhe nuk e ka uruar ky palla km yne ose Skender Buci yne.

  6. Suedia është vendi ku njeriu dhe intelektuali vlerësohet më shumë se cdo kund në botë. Suedia është flamurtare e lirisë dhe të drejtave të njeriut. Është vendi ku ka mposhtur paragjykimin dhe nënvlerësimin e njeriut dhe racave. Suedia është model që do duhej të mësonin shumë, Shqipëria dhe Kosova në përshtatje të ligjeve në vendet tona, duke i dhënë frymë dhe forcë lirisë dhe demokracisë si sistem i ri dhe i implementuar me ngadalësi të tepërt. Prandaj, marrë si shembuj këto të mira të dhuruara nga ky vend, vjen padyshim në radhë cilido qytetar a shtetas për të realizuar ëndërrën e tij a saj. Kushdo që ëndërron të kuptoj dhe njoh mirë lirinë e njeriut, unë do ju propozoja të vizitoni këtë vend të mrekullueshëm dhe të njiheni me të vërtetën e ligjeve dhe zbatimin e tyre në interes të qytetarëve. Pa Suedinë si shtet model, bota do të ishte shumë e varfër dhe pa orientim dhe dije të mjaftueshëme në fushën e të drejtave njerëzore dhe lirisë. Kokalarit i urojmë për fitoren me shpresë që të plotësoj dëshirat dhe misionin që ka marrë si kuvendare e re në BE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *