Dy të rinj që po udhëtonin me motorr u qëlluan me breshëri automatiku në fshatin Poro të Vlorës, rrugës për në shtëpi, rreth orës 1 të mëngjesit.
Sipas dy banorëve të zonës, të dy djemtë, Sotiraq Mëhilli që mbeti i vdekur dhe i plagosuri Eno Mata ishin djem që nuk kishin dhënë shenja se ishin përzierë me botën e krimit.
22-vjeçari Sotiraq Mëhilli (djathtas në foto) ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Eno Mata (majtas) 32-vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë në shtetin grek.
Pas ngjarjes së rëndë, në fshatin Bishan është djegur një makinë tip “Mercedes”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Siç mëson Lapsi.al, brenda janë gjetur dy armë kallashnikovë. Makina ishte me targa të vjedhura.
Policia dhe FNSH ka nisur punën intensive për zbardhjen e motiveve të atentatit. ©Lapsi.al