• |
ide | kryesore

Votimi për PE në Britani, “Partia e Brexit” fiton zgjedhjet europiane

Planet



“Partia e Brexit”-it, e krijuar nga euroskeptiku Nigel Farage vetëm 6 javë më parë, ka arritur të kryesojë në zgjedhjet europiane të mbajtura të enjten më 23 maj, duke lënë shumë prapa partitë tradiconale të konservatorëve dhe të laburistëve. Një rezultat të kënaqshëm kanë arritur gjithashtu edhe liberal-demokratët  bashkë me grupimin e të gjelbërve, të cilët numërojnë në legjislaturën e ardhshme të Parlamentit Europian më shumë eurodeputetë se kurrë më parë.

Konservatorët e kryeministres në ikje, Theresa May-it, me vetëm 8.8 % të përkrahjes së elektoratit pësuan humbjen më të madhe pas 200 vjetësh, që prej kohës së të ashtuquajturit “Ligji i Reformës së Madhe”, kur nisi rruga e mundimshme e konsolidimit të demokracisë parlamentare britanike. Në mënyrë të ngjashme, edhe laburistët opozitarë arritën “të korrin” vetëm një të pestën e votave, duke hyrë në histori për rezultatin më negativ në zgjedhjet për legjislaturat e Parlamentit Europian.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *