• |
ide | kryesore

4 policë të plagosur në veri të Kosovës, reagon KFOR-i për mediat serbe (VIDEO)

Lajme, Planet



Zëdhënësi i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR-it), Vincenzo Graso, ka reaguar lidhur me aksionin policor të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në veri të vendit, ku mbetën të plagosur 4 efektivë.

I pyetur nga agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug”, Graso është shprehur se operacioni i Policisë së Kosovës është neutral dhe i shtrirë në të gjithë Kosovën. “Operacioni i Policisë së Kosovës po ndodh me urdhër të Prokurorit të Kosovës dhe nuk po ndodh vetëm në veri si dhe nuk është i drejtuar vetëm kundër serbëve, por ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion. Ne jemi duke e përcjellë situatën tani për tani dhe jemi në kontakt me autoritetet e Prishtinës.”

Kujtojmë se si rezultat i aksionit, janë arrestuar mbi 30 zyrtarë policie të kombësisë serbe, të cilët dyshohen si persona të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, si edhe për kundravajtje penale për veprat: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Aktualisht, në veri të Kosovës ka një prezencë të lartë të forcave policore dhe gjendja vazhdon të jetë e tensionuar. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka mobilizuar ushtrinë në gjendje gatishmërie, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, është nisur sot drejt komunës së Zubin Potokut.

https://www.youtube.com/watch?v=AhbPXRF8usE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *