• |
ide | kryesore

Ariana Grande, e pakënaqur me statujën e dyllit (Foto)

Paparazzi, Slider



Nuk mund të mungonte dhe figura e dyllit të Ariana Grande-s në ‘Madame Tussauds’ në Londër, megjithatë figura nuk ishte aspak siç pritej. Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’, muzeu i fashmëm i dha mundësinë fansave të zgjidhnin midis ‘Classic Ari’, ‘Sassy Ari’ apo ‘Princess Ari’. Fituesja ishte ‘Classic Ari’ dhe ishte figura e Ariana-s me gjysmë-bishtin e famshëm, një bluzë të gjatë dhe të gjerë dhe një palë çizme të gjata.

Përsa i përket fytyrës, nuk ngjante aspak si ajo. Madje duket se edhe vetë këngëtarja është po aq konfuze sa fansat e saj, pasi në një postim ka komentuar me humor: ‘Vetëm dua të flas’. Sipas muzeut, stili i Ariana-s është arrirë në perfeksion, ndërsa fytyra, një histori tjetër. Kaq nevojitej dhe fansat filluan të krijonin ‘meme’ me këtë situatë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *