• |
ide | kryesore

Barcellona ndryshon, shkarkohet Valverde, favorit Allegri

Sport



Barcellona ndryshon radikalisht, Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajneri i katalanasve. Pas zërave të ditëve të fundit, tani në Spanjë e kanë të sigurtë shkarkimin e teknikut: “I pashamngshëm largimi dhe pritet zyrtarizimi” titullojnë të përditshmet kryesore sportive iberike, duke përdorur fjalët e drejtorit të programit ‘El Món a RAC1’. Janë të sigurtë edhe El Mundo Deportivo e Sport, dy gazetat sportive katalanase: Valverde paguan kështu një fund sezoni, në të cilën duhet ti udhëhiqte blaugrana në triumfin e Tripletës e përkundrazi bëri që Messi e të tjerët të fitonin “vetëm” La Liga, me përmbysjen e pafalshme të pësuar nga Liverpool, që solli eleminimin nga Champions e humbjen në finale e Kupës së Mbretit kundër Valencia.

Ikën Valverde, kështu që tani është e hapur rruga për pasuesin. Shumë janë kandidatët: nga Xavi tek Koeman (trajneri i Hollandës) duke kaluar tek Roberto Martinez (trajneri Belgjikës) e Ten Hag (Ajax) për të arritur në fund tek Max Allegri, që papritur është vendosur në krye të listës, e që për më tepër edhe në të shkuarën është përfolur për një kalim në Katalonjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *