• |
ide | kryesore

Cavani pranon propozimin e Atletico Madrid: por varet nga Diego Costa

Sport



Kjo verë duket se do të jetë revolucionuese për shumë klube të mëdha Europiane, mes të cilëve edhe Atletico Madrid, që pasi i ka dhënë lamtumirën Godìn e Griezmann po hedh sytë përreth për të rinovuar repartin e tyre ofensiv, duke vënë në shënjestër Edinson Cavani. Sipas Cadena Ser, El Matador, që ka një kontratë me Psg deri në 2020, ka pranuar transferimin në Madrid sepse është i bindur se ka dhënë gjithcka në Paris e kërkon të matet në një kampionat të ri pas eksperiencave në Serie A e Ligue 1.

Një goditje që tekniku Simeone do ta priste me kënaqësi, duke parë vlerësimin që ushqen për bomberin uruguajan, por ajo e Cavani, shkruajnë në Spanjë, është një ardhje që lidhet me largimin e Diego Costa, që vjen nga një sezon pak a shumë zhgënjyes. Ish-sulmuesi i Chelsea nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare, por me shumë mundësi do të largohet në verë nga Madrid. Ashtu si me shumë mundësi do të largohet nga Parisi Cavani, 33 vjecar, që Psg do ta lejonte me shumë kënaqësi për të mos e humbur me parametër zero pas një viti, duke qenë se për rinovim nuk bëhet fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *