• |
ide | kryesore

Dosja shkon në Gjykatë, por misteri mbetet. Kush janë ‘kokat’ që porositën 613 kg kokainë?

Lajme, Të fundit

15 muaji pasi u kap sasia në Durrës sasia më e madhe e kokainës, plot 613 kg, janë mbyllur hetimet dhe dosja ka shkuar për gjykim. Por kësaj dosje i mungojnë “kokat”. Kush e porositi sasinë e madhe të kokainës, pasi hetimet zbuluan se Arbër Çekaj ishte vetëm transportues?

Mbi bazën e dokumenteve hetimore që kanë shkuar në gjykatë, ABC News ka mësuar se Arbër Çekaj, pronari i “Arbi Garden” ishte shpallur në kërkim dhe në Ekuador. Prokuroria thotë se është në pritje të letërporosisë nga Ekuadori, pasi Arbër Çekaj rezulton me masë sigurie për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë vijojë hetimet për të zbuluar se kush janë porositësit e sasisë më të madhe të kokainës, të kapur ndonjëherë në vendin tonë, pasi sipas akuzës, Çekaj kishte marrë përsipër vetëm transportin e lendes narkotike.

Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme. Sasia e parë e kapur është 90 kilogramë kokainë, e gjendur po me kontenier me banane në pronësi të Arbër Çekajt, ndërsa sasia e dytë ishte 38 kg e kapur po në Ekuador.

Burimet saktësojnë se autoritetet e Ekuadorit kishin informacion se sasia e fundit po tentohej të futej në kontenier, e ndarë në 4 arka bananesh, që ishte shtesë nga ajo që ishte porositur nga kompania “Arbi Garden”. Po i njëjti burim ka konfirmuar se autoritetet e Ekuadorit i kanë caktuar edhe një masë sigurie Arbër Çekajt.

Gjithashtu ABC News raporton se Çekaj dy ditë pasi është kapur sasia prej 613 kg kokainë është nisur nga Gjermania dhe ka ndaluar në Kosove aty ku ka kryer edhe një telefonatë në një media në Tiranë për të sqaruar pozicionin e tij. Më pas është larguar në mënyrë të paligjishme drejt Gjermanisë aty ku ka kërkuar azil politik.

Çekaj pritet të dënohet në mungesë, ndërsa pas hekurave janë vetem shoferi dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku./ ABC

5 Comments

  1. Pse nuk e dini ju te lapsit se Agron kulicaj si kreu i grupit te Hasit qe u kapen,dhe ne fund klani i Trustit te Geshtenjave te udhehequr nga SRB,por ju nuk keni bythe ti permendni keto emra.

  2. Te gjitha poshtersite qe ketij vendi i jane bere zanafillen e kane 28 vjet me pare. Nuk filluan sot. Sot e keqja behet hapur diten me sigurine absolute qe jane te mbrojtur nga rama deputetet e ministrat……… e plot e plot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu