• |
ide | kryesore

Drejtësia/ Prapa hekurave politikani më i fortë në Rumani

Arkiva, Kryesore

Politikani më i fuqishëm i social demokratëve në pushtet në Rumani, Liviu Dragnea është dërguar ditën e sotme në burg  pasi gjykata më e lartë e vendit i rikonfirmoi dënimin e mëparshëm prej tre vjet e gjysëm, për korrupsion.

Kreu i kuvendit dhe shefi i partise në pushtet, Dragnea 56 vjeç, u mor prej policisë në shtëpinë e tij në Bukuresht d he u përcoll nga një sërë protestuesish, një prej tyre tundi një palë pranga përpara fytyrës (foto lart). Një tjetër hodhi një copë letre higjienike në makinën e tij teksa ai hyri në burgun e Rahovas në periferi të kryeqytetit. Më vonë, të tjerët u mblodhën në Sheshin e Fitores në Bukuresht për të festuar vendimin e gjykatës.

Kjo ishte një goditje tjetër për udhëheqësin e Partisë Social Demokratike, menjëherë pasi pozitat e tij u lëkundën, kur vendi përveç votimeve për parlamentin europian (Ku PSD ra me 13 %), votoi edhe referendumin anti-korrupsion (83% e rumuneve votuan qe politikanet e denuar te perjashtohen nga politika).

Prej një kohe të gjatë Dragnea, që konsiderohej si njeriu i fortë i pushtetit në Rumani, që i ndryshon kryeministrat kukulla në qeveri sipas qejfit e kishte përfshiqrë vendin në një konflikt të hapur me BE, për shkak se donte të kthente mbrapsht efektet e reformës në drejtësi dhe të rinlstalonte kulturën e pandëshkueshmërisë. Ai nuk arriti ta merrte vetë postin e shefit të qeverisë kur fitoi zgjedhjet në vitin 2006, për shkak se ligji rumuan ia ndalonte këtë një politikani të dënuar për mashtrim elektoral. Që prej kësaj dite ai u fut në një betejë kundër kohës për të pastruar dosjet e tij juridike në mënyrë që ti mundësonin postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Me marjen e pushtetit PSD ndërrmoi një sërë ndryshimesh ligjore që i ndalonin zyrtarëve të dënuar për korrupsion të drejtën për tu zgjedhur dhe në këtë mënyrë aksesin në fondet publike dhe ato të BE-së. Kështu ë më pak se dy vite u ndryshua kodi Penal dhe u pushua nga puna shefja e prokurorisë  antikorrupsion Laura Kovesi (korrik 2018).

Për një kohë të gjatë këto ndryshime që shkaktojnë regres në vënien e drejtësisë kanë ndezur një zemërim të madh të popullatës në rrjetet sociale. Ato kulmuan në shkurt të vitit 2017, kur rumunët u derdhën në rrugë për të protestuar gjë që e detyroi Brukselin të kërcënonte me aktizimin e artikullit 7 që presupozon të heqjen e të drejtës së votës në parlamentin e Europian. Por Ministri rumun i drejtësisë e ka sfiduar drejpërdrejt Brukselin: “ne duam të jemi të pavarur, ne do ti vazhdojmë reformat” ka deklarauar disa herë ai.

Liviu Dragnea (debout), le 20 décembre, au Parlement, à Bucarest. Le leader des sociaux-démocrates a déjà été condamné en Roumanie pour fraude électorale.

Kjo betejë mes shumicës parlamentare që mori 45% në zgjedhjet e vitit 2016, popullësisë që kërkon dënimin e korruptuarve dhe Brukselit ka shtjelluar mjaft tensione në Bukuresht. Pikërisht për këtë njerzit u mblodhën këtë të martë në rrugë për të festuar burgosjen e Dragneas. Më parë ky ish komunist, njeriu më i affërt i një tjetër ish kryeministri të majtë të dënuar për korrupsion Viktor Ponta , ka qenë ministër i administratës dhe më pas minisër i Brendshëm. Tani ish kandidati për president do të duhet të vuajë tre vite e gjysëm burg.

©Lapsi.al

10 Comments

    1. Pa e thyer qafen demoni i korrupsionit, xhezair zagar zaganjori, i cili kaloi ne KPK me 1000000$, para te pajustifikuara, ne Shqiperi nuk do te kete kurre drejtesi.

  1. SALI BERISHA KRIMINELI ME I MADH I KETIJ VENDI DUHET TE SHKOJE I PARI, PAS TIJ RAMA, BASHA, LIKJA DHE MONA. VETEM KESHTU PASTROHET VENDI NGA MUTRIT

  2. Obobo sale, te keqen se likja dhe edi dhe e perballojne po ti do legenin me uje te ngrohte cdo nate….. e cuditshme se dhe ne vitin 90 ngjarjet e rumanise qe kulmuan me pushkatimin e e causheskut shpejtuan ardhjen e dhjerokracise ne shqiperi….. sale

  3. ne si ne qeveri si ne opozit kemi ngel me nje grusht horrash kriminel qe jan kthyer ne bosa mafie me klanet e tyre. shum mbrapa edhe ne krahasim me rumunet.

  4. Gjithmone ka prioritete. Qafa e rames eshte fryre ne shume se te gjitha tjerat ne keto 30 vjet. Me kujtohet gjithmone Ngjela qe tha se , pavaresisht se Saliu eshte armiku im me i madh, ne 97′ me kepucet e veta kishte hyre, me kepucet e veta doli. Rama ka 21 vjet qe vjedh pa pushim. Nuk ka njeri qe te deklaroje (qofte dhe miku me i mire) se ka kaluar qofte edhe 1 dite pushteti pa vjedhur,jo me 5 vjet 92′-97′.

  5. Ku rumania ku jemi ne
    Sali Berisha denoi ramiz nexhmie per kafe
    Rumunet koken causheskut ne kalldrem.
    Tani qe e vodhen e shkaterruan
    Hengshin kokat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu