• |
ide | kryesore

“Firmos për 4 pikë”: Reja anashkalon Panuccin, duke marrë shembull De Biasin

F1, Sport



“E vështirë të thuash se kush është objektivi por do të mundohemi te shkojmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet, nuk kualifikohen të gjitha. Objektivi është të përmirësohemi psikologjikisht e mendojmë se mund të shkojmë”. Me këto fjalë tekniku i kombëtares Edy Reja ka bërë të qartë synimet për debutimin e tij në krye të kuqezinjve, por edhe të ardhmen në kualifikueset e Euro 2020.

Natyrisht, Shqipëria riniset nga 3 pikë në Andorra e ndeshjen e humbur me Turqinë. Riniset nga një trajner i ri e me mentalitet ndryshe, që mundohet ta shpjegojë që në konferencën e tij të parë për shtyp, përpara se skuadra të udhëtojë drejt Frankfurtit në 2 qershor. “Skuadra duhet të jetë e besueshme. Islanda është shumë e fortë në ajër dhe ne kemi një listë prej 15 lojtarësh dhe kështu kemi mundësi t’i shohim ndeshjet. Do të mundohemi të mos i japim avantazhe Islandës” sqaron Reja pa u zbilancuar për formacionin apo idetë taktike.

Tekniku në fakt ka preferuar gjithnjë 3-5-2, por ashtu si e saktëson vetë “skemën e bëjnë lojtarët” dhe në këtë mënyrë loje Hysaj del i tepërt. Shqipëria nuk ka luksin të lërë jashtë një mbrojtës të Napolit, ndaj dhe 73 vjecari ka marrë kohë për të kuptuar më mirë se si mund të shprehë më mirë konceptin e tij të lojës me lojtarët në dispozicion. “Nuk e kam vendosur akoma modulin e lojës. Kemi mesfushorë që mund të luajmë me 3-5-2, se Lenjani e Roshi mund të luajnë por është Hysaj që nuk është i përshtatshëm për këto krahë. Kur luan me 2 sulmues ke nevojë që skuadra të jetë e ekuilibruar, një 4-3-1-2 i përafrohet më shumë karakteristikave të ekipit”.

Transferta e parë në Rejkjavik është nga ato për të mos u humbur dhe Reja e ka të qartë, që përpara se të kërkojë fitoren kundër Moldavisë, mirë është që skuadra të marrë moral përballë Islandës. “Firmos menjëherë për 4 pikë se do i jepte besim ambientit se gjendja shpirtërore ndikon tek i gjithë kombi e ekipi pastaj. Janë të gjithë të bindur se mund të bëj mire, por rezultati të jep harmoni”.

Tekniku shpejton ti japë edhe goditjen e fundit Panucci, a thua se ishte e nevojshme. 73 vjecari e ka bërë të qartë se periudha ku ish-mbrojtësi qendroi në pankinë është për tu harruar dhe se indicjet duhen marrë nga De Biasi: “Kam folur me De Biazin, jam takuar disa hereë dhe kam marrë gjëra pozitive. Unë nuk jam mësuar të flasë keq për kolegët e mi. Panuçi ishte i pafat. Dua të vazhdoj punën e de Biazit e të ndërmarr këtë rrugë, nëse duhet “bastuni” do ta përdor, por jo gjithmonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *