• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ Nis hetimi i pasurive të 6 të ndaluarve

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin ndaj pasurive të 6 të ndaluarve për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill të këtij viti.

Krimet e Rënda kanë nisur hetimin për shtetasin nga Kosova Ragip Hajdini dhe 5 të tjerët, Elton Piklin, Alkond Bengasin, Renaldo Sulaj, Oltjan Veselin dhe Saimir Çelën.

Krimet e Rënda kanë siguruar informacion se disa prej të arrestuarve dhe familjarëve të tyre disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme.

Nisur nga këto të dhëna iu është dërguar nga Prokuroria kërkesë bankave, hipotekës, Drejtorisë së Transportit Rrugor për të verifikuar origjinën e pasurive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *