• |
ide | kryesore

“Janë budallallëqe”: Klopp thyen ëndërrat e Juventus

Sport



Emri i Jurgen Klopp është futur në listën e kandidatëve për pankinën e Juventus. Më saktë ishte futur sepse tekniku gjerman i Liverpool, ka shuar cdo shpresë të bardhezinjve. “Të gjithë fjalët që dëgjoj në këto ditë, që më lidhin me Juventus, janë budallallëqe. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk do largohesha kurrë nga Liverpool, nuk kam motiv. Italia është një vend i bukur, Serie A një kampionat i bukur që e njoh”, tha gjermani për Sky.

Në fakt, tani është kohë për të menduar vetëm për finalen e Champions League në derbin anglez kundër Tottenham. “Të gjithë finalet janë speciale, këtë herë do të jetë finalja e tretë e Champions League për mua dhe gjithnjë jam zbavitur, edhe pse kanë përfunduar keq. Do të përballemi me Tottenham, një skuadër e fortë, por ky Liverpool është skuadra ime më e mirë që coj në finale e do të jemi gati. Futbolli është i cuditshëm, të shohim si do përfundojë”, ka shtuar Klopp.

“Momenti më i mirë në karrierën time? Nëse fitojmë finalen, do të jetë. Të fitosh një titull ëshë gjë e bukur, kam marrë suksese të ndryshme, por Champions është maksimumi”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *