• |
ide | kryesore

Jashtë Gjimshiti, rikthehet Roshi, shpluhuroset Cikalleshi: këto janë zgjedhjet zyrtare të Reja

F1, Sport



Dilema për vazhdimësinë apo inovacionin është fituar nga e para: Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese kundër Islandës dhe Moldavisë në 8 dhe 11 qershor. Tekniku ka bërë ndonjë zgjedhje që mund të konsiderohet edhe kontraverse, si lënia jashtë e qendërmbrojtësit të Atalanta Berat Gjimshiti, për të cilin ka një shpjegim: “Operohet sot Gjimshiti, ai ka luajtur këto javë se Atalanta kishte mungesa, më vjen keq se Gjimshitin e kam marrrë unë tek Atalanta dhe këto dy ndeshje nuk do e kem”.

Lojtari që ka fituar të drejtën për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm dhe një nga elementët me peshë të Gasperinit, nuk do të jetë në dispozicion të 73 vjecari, ish-teknik i bergamaskëve. Për mbrojtjen, është thirrur 19-vjeçari Marash Kumbulla, që aktivizohet në Itali me Veronën, pavarësisht se kohët e fundit ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka pasur hapësira.

Reja, ndërkohë, ka rikthyer Dermakun, që me shumë mundësi do të jetë partner i repartit me Ismajli. Jashtë edhe Strakosha i dëmtuar dhe thirrja e pashmangshme e Berishës, pavarësisht se portiere ka ngrihun pankinën e Atalantës. Rikthehet Oside Roshi pas një dëmtimi të gjatë, ndërsa për sulmin shpluhëroset Cikalleshi, që nuk pa dritë me Christian Panucci në krye të kuqezinjve.

Hierarkia e Superiores është rrëzuar në vetëm dy emra, e që të dy portierë (Alban Hoxha dhe Gentian Selmani) që praktikisht nuk do të luajnë. Trashi e Telushi janë rikthyer ti shohin ndeshjet nga TV, pavarësisht seleksionit provizor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *