• |
ide | kryesore

Karius, një zgjedhje e papritur në kërkim të lumturisë së humbur: ja ku do të luajë vitin e ardhshëm

Sport



Një vit nga mbrëmja e tmerrshme e Kiev, Loris Karius ska ndërtuar një jetë të re larg nga Liverpool. Në ditët e fundit është folur për të ardhmen e lojtarit: Karius i ka idetë e qarta e ka lajmëruar zgjedhjen e tij me një postim në profilin e tij të Instagram, ku është shfaqur i bindur me krahët e hapur si të një portieri me duar të sigurta. Ekzaktësisht si tifozët e Liverpool…nuk e kanë parë kurrë!

Sipas asaj që tregon Mirror, Karius ka marrë vendimin e tij për të ardhmen pasi kaloi një vit larg Liverpool, që e largoi pas finales së Champions të humbur kundër Real Madrid. Në vend të tij klubi mori Alisson Becker, që këtë vit ishte fondamental për Jürgen Klopp. Karius kishte firmosur një kontratë dy vjecare me klubin turk verën e kaluar e do të qendrojë tek Besiktas për një tjetër sezon në huazim. Gjermani ka rigjetur buzëqeshjen në Turqi…pavarësisht se muajt e parë nuk ishin fare të thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *