• |
ide | kryesore

Kriza politike, tjetër reagim gjerman: Të arrihet kompromis për të mirën e vendit

Lajme, Të fundit



Dy deputetët Johann David Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme kanë thënë se palët politike në vend duhet të ulen në dialog për të zgjidhur krizën.

Në deklaratën e tyre ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore. Por për Mark Hauptmann, deputet në Parlamentin Gjerman kjo kërkesë de facto mund konsiderohej si një kërkesë për ndryshim Kushtetute, e për rrjedhojë do të vinte në dyshim sovranitin e një vendi.

“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qenë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik.

Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.

De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar”, u shpreh ai.



5 Comments

  1. Gjermanet nuk arrin ta konceptojn, se si mund te artihet nje zgjidhje, pa dialog. Tani, se si do ta zgjidh basha kete problem, ngelet per tu pare.

  2. Ne te gjitha skenaret perfshi dhe dhunen e opozites nxjerrin Ramen fitues. Gjykojeni ftohte dhe shikoni perfundimin.

  3. O kat komentures leshi shum lehte zgjedhje Ik Rama mbahen zgjedhje te lira pa blerje dhe vjedhje le te fitoje ai qe mer vota me shum por me te drejte po ti qenke ndonjj kelysh socialisti qe e don shkateruesin e rinise shqiptare

  4. Bonjour,

    J’ai essayé de vous joindre au sujet de votre site lapsi.al.

    Je constate que vous avez fais des effort pour son référencement, et vous en félscite.

    Néanmoins, il vous restes beaucoup beaucoup à faire pour le positioner correctement dans les results de google.

    il fuadrait égalemment soignier le design du site qui me parait largemment amméliorable.

    Si vous voulez amméliorer tout ça, je vous propose un entretien par tel pour qu’e l’on en discute, quand pensez vous ?

    Merci et à très bientôt
    André
    07.60.61.00.01

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *