• |
ide | kryesore

Kur do t’i shkruajë Rama një letër Kujtim Gjuzit

Arkiva, Ide

Edi Rama ka gjetur një mënyrë tjetër këto ditë për të vrarë kohën. Ka nisur të shkruaj letra në seri. Jo se në rrethana të tjera do të kishte diçka më të mirë për të bërë. Vizatimet, fjalimet, letrat, statuset dhe një foto me Ronaldon  janë gjithë produkti i qeverisjes së tij 6 vjeçare.

E vetmja gjë që nuk kuptohet nga seriali “letër më ke çu”, është adresa e tyre. Pse Edi Rama ia dërgon ato Lulzim Bashës? Pse kryeministri dhe veglat e tij mediatike, vazhdojnë të merren prej javësh me fatin e opozitës, ndërkohë që propagandojnë se ajo nuk përfaqëson veçse një grusht njerëzish të verbuar, se është e izoluar brenda dhe jashtë vendit, se mazhoranca është e fortë dhe do marshojë e vetme në zgjedhje, se Shqipëria nuk është në krizë, se shqiptarët kanë një opozitë të re konstruktive në Kuvend, etj, etj.

Fare mirë letrat e Ramës mund t’i adresoheshin Kujtim Gjuzit apo eksponentëve të tjerë të “opozitës së re”, me të cilët kryeministri replikon plot seriozitet në Kuvend dhe së bashku me ta të garantonin demokracinë dhe pluralizmin, duke i lënë “rrugëhumburit” në fatin e tyre.

Kërkimi dëshpërimisht i një kundërshtari për ta ulur përballë apo për ta ftuar në “dialog”, nuk është gjë tjetër veç nevoja alarmante për të mbuluar një sistem të kalbur që tashmë ka dalë lakuriq përpara shqiptarëve. Eshtë thirrja ekzistenciale për të rikthyer fasadën demokratike të një regjimi hibrid, i cili mund të mbijetojë vetëm falë kësaj fasade. Ikja e opozitës nga Kuvendi dhe mospjesmarrja në zgjedhje, e ka rrënuar këtë ekzistencë pa qenë nevoja për të bërë asgjë më shumë. Letrat janë si lutjet e atij që e lënë të mbytet në pellgun e krijuar vetë. Edi Rama i shkruan Bashës, sepse në pozitën ku gjendet, kërkon që të paktën me letra të krijojë idenë e një dialogu imagjinar, të një pale kundërshtare, të një demokracie me probleme por që gjithsesi funksionon, të një marrëdhënie virtuale pozitë- opozitë dhe, për këtë, i duhet t’i drejtohet Bashës dhe jo Kujtim Gjuzit, duke rënë kështu në kurthin e fabulës që ka krijuar vetë.

Kur flet ai, apo “trangujt” me hormone të serës së tij të Rilindjes, Lulzim Basha dhe opozita paraqiten si disa të mjerë që janë vetvrarë politikisht, që nuk i beson askush, që kanë hallin e tyre dhe jo të qytetarëve, një grupim politik që ka marrë fund. Por kur Rilindjes i duhet të legjitimojë pushtetin e saj, që në 6 vite ka bilancin më të errët në historinë e pluralizmit shqiptar, atëherë “skënderbeu” lë pallën dhe zë penën për të thurrur pëlhurën imagjinare të një demokracie përfaqësuese me pushtete të ndara.

Prishja e kësaj pëlhure i ka prishur edhe gjumin letërshkruesit. Ai më në fund gjendet në pikën kur për herë të parë do t’i duhet të marrë përgjegjësinë e pushtetit mbi vete dhe jo vetëm favoret e tij. Atij i duhet të vendosë nëse do të marshojë dhe i vetëm trim në luftë bashkë me “opozitën e re” apo do të hapë rrugë për të tentuar rregulla të reja loje pas 30 viteve tranzicion.

Kjo përgjegjësi sigurisht që nuk kalon me letra, 6 apo 666 qofshin. Rama nuk gjendet tashmë përballë “opozitës së dalë rruge”, por përballë vetvetes. Qeverisjen e tij nuk mund ta mbulojë më as me “fajin e ka Saliu” dhe as me “çfarë kanë bërë ata”. Vaji i “kazanit politik e mediatik” nuk i vajis më ingranazhet e propagandës dhe Edi Ramës i duhet të japë shpjegime për rekordin e 236 tenderave sekretë, për pishat e palmat që kanë kushtuar sikur të ishin prej ari, për rrugët me çmime stratosferike, për largimin e investitorëve të huaj, për rënien e ekonomisë, rritjen e borxhit, koncensionet zhvatëse të dështuara, për dështimin e reformës në arsim, për premtimin e pambajtur të hapjes së negociatave që në vitin 2013, për rritjen e korrupsionit dhe kriminalitetit, për zyrtarët e lartë, deputetët, kryebashkiakët dhe ministrat e inkriminuar…

Edi Rama nuk mund t’i kapërcejë këto vetëm sepse pretendon se qënka më i mirë se ata që ka përballë. Këto do të mjaftonin për largimin e tij, pavarësisht nëse e kërkon ose jo opozita si garanci për zgjedhje të lira. Me ktë bilanc dhe këto skandale nuk ka popull në botë që mban mbi shpinë një qeveri me pretekstin e dyshimit tek pala tjetër. Prandaj edhe Edi Rama nuk mund të ketë më përballë një kundërshtar që e përdor si fasadë të zullumeve të veta. Letrat mund t’i ruajë për ndonjë instalacion gjatë jetës së tretë ose të mendojë seriozisht t’ia dërgojë Kujtim Gjuzit. Edhe ai ka qenë një farë artisti i haute couture gjatë viteve ’80. ©lapsi.al

Fatos Lubonja: Letrat e Ramës, si biseda e ujkut me delen

 

29 Comments

    1. O fuge paske qene 24 ore te faqja e Lapsit duke pritur Shkullakun per te komentuar i pari e?
      Paske mall per historite e babes me radha qumeshti sic duket!
      Po late nam fare duke komentuar te paret pas sjkrimeve te Shkullakut apo Bushatit, a thua se do te ndreqni gje ne historine e “Skenderbuet” tuaj me poature varur!
      SHIKONI CFARE EMRASH VENDOSNI NJEHERE:
      MANDI, MILANISTI, …. pastaj ju kemi thene 1000 here – mos komentoni direkt pas postimit te pare, se ju tradhton koha e postimit! Lerini nja 10-15 minuta kohe nga FREDI te MILANISTI….
      APO S’KENI KOHE SE DO MASTURBOHENI NE TUFE TE MEROBAZE.COM?
      Letren e shtate kur e kemi neser, qe te zgjohemi heret?

  1. Eh mer mandi mer mandi
    je sjelle si pordha neper breke e sna the gje
    u shtrengove u shtrengoveee..dhe sbere dot veze po prape kakerdhi
    gjynah

  2. Qe nga koha e Ismail Qemalit km me matuf, hajdut, mashtrues, llapaqen qe i duket vetja shum i menqur, i pa shkolluar, i pa edukat, super genjeshtar, km qe ne evenimente nderkombetare shkon me atlete imgjinojeni sa kultur ka treguar ky matuf per ne si komb , ne kohen e mbreteris asnje minister s ka qen i pa shkolluar ne France Britani ose Amerik, ndersa sot 80% te ministrave nuk i njohim, le per arsimin hhhaahha. Turp turp 1000her turp o fundrrina e kombit tone.

  3. Jo vetem -Kujtim Gjuzit-por dhe bijes semes -Hajdares-meqe eshte e shkolluar jashte vendit dhe i shkruan ”bukur”ato diskutimet ne parlament,le te kembejne letra sepse ajo ”eshte opozita e vertete”sebashku me -murrizet–dhe ky -romi-qe mori mandatin tani afer.

  4. Dy pyetje e mundojne Ramen! 1- Pse u merzit Luli?
    2- Si ka mundesi qe vazhdon rritet ekonomia?
    Per pyetjen e dyte e kam pergjigjen: Vjen e gjitha nga projektet e saliut.
    Per te paren vazhdo shkruaj Lulit se ndoshta e merr pergjigjen, ose futi mik Gjuzin se nuk te ka ngel gje tjeter.

  5. Ambasadorja e skandaleve ne Danimarke ELIDA PETOSHATI me buRin psikopat-homoseksual ARIAN MUKA vjedhje rrahje skandale kriminale.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. Elida Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe Elida Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, Elida Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton Elida Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  6. Ky eshte nje shkrim qe i ka thene te gjitha por si gjithmone brigada e dylbereve autike mavi nuk kane nivelin e duhur ta kuptojne. Nejse e justifikuan supen dhe per sot

  7. Qenka katandis,Fred Peza,me shkru komente,se ja mbaroi Rama letrat,sic duket.Por ama nuk i ndahet e i rrin mbrapa,bile edhe kur Gjatoshi shkon ne tualet.Si katandisi buri,dhe ato leket qe s’i ka hallall,poe cburerojne cdo dite e me shume.Eshte bo,si ato antenat e Enverit,qe zhurmonin kanalet italiane dhe jugosllave,bile po ja kalon me zhurmimet qe bon neper cdo studio qe i shkon,ftu-apo-pa ftuar.

  8. Ideja se nuk ka popull qe mban ne shpine nje qeveri se kjo pavaresisht dobesive te opozites ,eshte shume e sakte. Nuk me pelqen ridikulizimi i gjuzit, pasi me duket si loje e rames. Gjuzi nuk ka kartele mjekesore qe te tolerohet. Duhet sulmuar fort dhe pa meshire sa here shfaqet. Nuk kemi me nerva me u tall me kete parlament dhe deputetet e tij. Sulmi dhe lincimi duhet te jete e vetmja menyre sjellje me to. Nuk jane budallej , por shejtan budallej. Persa kohe ekziston astiri dhe bulevardi(po permend dy simbole) nuk na falet te qeshim me politiken dhe politikanet. Te pastrehet nuk jane shaka. Shakaja eshte relativizim i krimit. Gjuzi dhe Rudina jane agjente te ketij qellimi.

  9. Ka perfunduar si Mizantropi i Molierit, i shkreti, qe kritikonte te gjithe rreth vetes, por te pakten Alcesti kritikonte edhe veten….

  10. Mbajini nervat demokrate. Keto qe po bejne keta sot i keni bere ju dje. Sa per dijeni ne te gjitha skenaret qofte dhe te dhunshme fiton Rama. Bejeni dhe ju analizen.

  11. Po Gjuzin ,Basha e pruri tani qe doli malloz qeka i Rames.Shkullaku pervec vrerit patollogjik nuk ka asnje gje tjeter.Cdo qeveri ka arritje dhe deshtime dhe po ti vesh ne ballance veshtire eshte qe Berisha dhe hajdutet e familjes (pa perfshire ketu Fazllicin apo Ulajn) te mos kene lene gjurme psh tek Arstidi apo ne Ksamil(e gjithe toka eshte zaptuar nga verioret) qe eshte vjedhje sepse kur komandantei keput nje molle,populli e shkul me rrenje.Kjo ndjesi hajdutesh ka perfshire te gjithe ata qe kane rrembyer tokat e te tjereve dhe udheheq mendimin se eshte “e imja” fajin e ka shteti qe nuk me le te vjedh.Nje hajdut demokrat nuk ndryshon nga nje hajdut socialist.Shkullaku nga qe eshte nje dele fshati dhe nuk e dhjet njeri ka gjetur pozicionin qe nje hajdut demokrat (qe vret e pret) eshte me fisem se nje rilindas (jo i RD).Mjekra e shkullakut me nje foto teper te vjeter(sot eshte shendoshe si derr) duket si fakir fukara,tamam me fytyre te vrare linje,ashtu ka dhe shpirtin.

    1. Nje hajdut demokrat nuk dallon nga nje hajdut socialist. Por nje demokrat dallon nga nje socialist, sepse nje demokrat pergjigjet moralisht ndaj korrupsionit ne pushtet sic beri ne 2013, dhe ndaj kompromisit me krimin ne pushtet sic beri ne 2017. Po ju socialistet kur, dreqi ta haje, kur do reagoni? Politikanet e djathte nuk jane me te mire por jane me te kujdesshem, se nuk kane dele qe i vijne pas. Reagoni ndaj te keqes socialiste! Eshte rradha juaj

  12. Letrat e Rames jane si letrat e Cehovit qe ja conte dashnoreve.Asgje te keqe nuk ka sepse Basha eshte tip femre i dashuruar dhe Rama si dashnor me pallosh ne dore ,e luan shume bukur rolin e dyseksualitetit te Bashes.Dihet qe Basha eshte kot,pallosh dhe tradhetar,s’ka asnje merite pervec mallozit.Legalizimi lindi sepse Berisha kishte zaptuar kaq shume toka sa populli e ndjeu vehten zot te nje gjeje qe nuk ishte e tije.Edhe Enver Hoxha do tja kishte zili Berishes per tokat qe dha pa asnje pronare.Tani na del nje fare gazetaruci qe na mbush mendjen qe “hallvaxhiun e pame mbret”.Me gomar dhe loqe nuk ka .Kujtim Gjuzin qe tallet tere Tirana eshte pjella e fansave te Bashes qe do permbysi Republiken e vjeter(se cila nuk dihet) dhe do te ndertoje me Gjuzin e Lanes nje te re,tip Shkullaku.

  13. Kujtim Gjuzi eshte me i mire se gjithe deputetet e dorehequr te ish opozites. Ca kerkon Kujtim Gjuzi, dicka te drejte: Ndryshim te Kodit Zgjedhor.
    Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka qe i mbajne cadren Lulit dhe Berishes jane me te mire? Na cmenet me keto servilet. Skemi ndermend te presim te vij Berisha dhe Basha qe te vije Rama. Rama ka ikur, mjafton vetem Kodi Zgjedhor dhe hapja e dosjeve.

  14. Per Ramen mund te kete qene nje sukses foto me Ronaldon, por pas fotos Ronaldo per kater ndeshje nuk arriti te shenoje asnje gol dhe kete vit nuk eshte as ne 15 te paret per gola te shenuar. Kur tersi i Rames arrin deri ketu, mendoni se sa mundesi ka vendi qe te ece perpara…

  15. Faleminderit Armand Shkullaku qe shkruan e qe vazhdon me vendosmeri luften per vlera e parime. Eshte kenaqesi perhere te lexosh shkrimet e tua e te degjosh ne studiot televisive.
    Sa per morrat e kuq nuk e kuptoj perse shkoni gazete me gazete per te mbrojtur ‘skenderbeun’ ?? Apo ju ka organizuar partia?

  16. Keta te ripjerdhjes ju mbushet mendja se shkruajn bukur harrojn se jane historikisht mbeshtetes te flakt te homosex, hajdute profesionist, pazarexhi trojesh te kombit, perkrahes te Rusis.

  17. Sot eshte data 29, ora 11. Letra e Shtate nuk po vjen. Jam i tendosur.
    I dashur ditar!
    Me thuaj c’te bej? Kur do ta botoje Udheheqesi Te Shtaten???
    Lutem per Te gjatin dhe Te shtaten….

  18. Allah, Allah o rrezil, o katil, Allah, Allah
    Shtrojani udhen Ither e Shtog turfenda
    Rrih zinxhir dhe kamzhik baterma
    Lehni laro kaba, hosana Berisha,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu