• |
ide | kryesore

Mesazhi nga Serbia: Nuk pret koha, me shqiptarët na duhet paqe, jo territore

Planet



Kreu i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviç, i ka kërkuar presidentit Aleksandër Vuçiç që të vazhdojë negociatat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke vënë theksin tek nevojshmëria e paqes në rajon. “Ne nuk kemi më kohë. Duhet të vazhdoni negociatat. Sepse ne kemi nevojë për paqe, e jo për territore.”- u shpreh Jovanoviç, në seancën plenare të Kuvendit të Serbisë, ku Vuçiç raportoi mbi marrëdhëniet dhe dialogun e ndërprerë me Kosovën.

 

 

Sipas raportimeve të mediave serbe, lideri i liberal-demokratëve bëri thirrje që të gjithë aktorët e jetës politike të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte normalizimin e marrëdhënieve bilateral dhe rivendosjen e dialogut me Kosovën. “Ju lutem më tregoni se çfarë të bëj unë që populli ynë dhe fëmijët tanë të gjejnë paqe dhe lumturi. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk kemi pasur – paqen me shqiptarët, por para kësaj ne duhet të gjejmë paqe me veten tone.”- tha Jovanoviç.



1 Comment

  1. Tashme lufta kunder padrejtesis ka filluar ku me ndeshkimin e te padrejteve.dhe vendosjen e te drejtave shqiptare ne vend .cdemtimin historik qe serbet kriminel ju kan sjell shqiptareve ballkanit i sjell paqen tashme zoterinje me emra vicash nuk ju duron dhe as lejon kush me keshtu te silleni.me me kombin shqiptare ne kurriz te shqiptareve mesohuni te jetoni zhvillobeni dhe begatoheni vetem permes te drejtave jo padrejtesis padrejtesia sdo kete me strehe ne tduallin shqiptare pasi do i bihet fshese nga brenda dhe jashte mbasi koha faktet plotsun kuptimin qellimin dhe rriti unitetin perkrahjen ndaj kombit shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *