• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm iranian: Terrorizmi ekonomik i SHBA-së po dëmton popullin tonë

Planet



Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krijimin e tensioneve rajonale, nëpërmjet politikat ekonomike sanksionuese. Zarif, ka komentuar përshkallëzimin e sanksioneve mes Iranit dhe SHBA-ve, duke u shprehur se pavarësisht tërheqjes së Washington-it zyrtar nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Teherani nuk kërkon të pasurojë arsenalin e tij të armëve të shfarosjes në masë.

“Ayatollah Ali Khamenei kohë më parë tha se nuk po kërkojmë armë bërthamore, duke lëshuar një dekret që i ndalon ata. Terrorizmi ekonomik i SHBA-së po dëmton popullin iranian dhe po shkakton tensione në rajon.”- ka shkruar Zarif në një postim në “Twitter”. Më herët, kryediplomati Iranian është shprehur shpresëplotë se Japonia dhe aleatë të tjerë të SHBA-ve, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjeje bërthmore, që konsiderohet si një garante e sigurisë kolektive.

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pas tërheqjes së SHBA-ve nga pakti bërthamor. Në përgjigje, Irani njoftoi se do të pezullonte angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues, duke katërfishuar prodhimin e uraniumit të varfëruar, që është përdorur si karburant për centralet bërthamore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *