• |
ide | kryesore

Operacioni policor në Kosovë, mes të arrestuarëve një rus i infiltruar

Lajme, Planet



Njësia Speciale Policore e Kosovës gjatë aksionit të ndërmarrë mëngjesin e sotëm në veriun e Mitrovicës, ka vënë në pranga mbi 30 persona, mes të cilëve bën pjesë edhe një shtetas rus.

Mësohet se rusi i arrestuar është Mihajl Krasnoshchenkov, i cili i kamufluar si avokat, u përpoq të pengonte zbatimin e operacionit. Krasnoshchenkov është punonjës i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut.

Ndërkohë, operacioni është shtrirë në disa rajone të ndryshme, përfshirë këtu komunën e Zveçanit, të Zubin Potokut, të Leposaviçit, të Mitrovicës së Veriut, të Mitrovicës së Jugut, të Skënderajt dhe të Drenasit. Si rezultat i aksionit, janë arrestuar mbi 30 zyrtarë policie, kryesisht  të kombësisë serbe dhe boshnjake, të cilët dyshohen si persona të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, si edhe për kundravajtje penale për veprat: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *