• |
ide | kryesore

Përfundon darka e Ramës me deputetët, zbulohen porositë për 30 qershorin

Lajme, Të fundit



Ka zgjatur rreth 3 orë darka informale e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialistë të cilët janë pjesë e një Shtabi Elektoral të ngritur për zgjedhjet e 30 qershorit. Takimi u zhvillua në ambientet e vilës qeveritare nr.31 në zonën e ish-Bllokut në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha. Mësohet se në fokus të takimit ka qenë organizimi i PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Burime të lapsi.al thanë se Rama ka kërkuar takime sa më të shumta me zgjedhësit si dhe fushata të nisë me ritëm të lartë. Të njëjtat burime thanë se asnjë moment, Rama nuk u ka dhënë mundësi të tjerëve të dyshojnë se mund të bëhet fjalë për shtyrje të zgjedhjeve, pasi “kjo temë u mbyll sapo u hap” – tha burimi. Në takim është folur edhe për përmbajtjen e fushatës dhe spotet publicitare.

Pas çeljes së fushatës të shtunën në orën 17:00 te Parku Olimpik i Tiranës, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën në Lezhë, ku do të prezantojë kandidatin e socialistëve për kryetar të bashkie, ish-deputetin Pjerin Ndreu. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Nga burimet e brendshme flitet se Rama ka deklaruar:
    “E fillojm me Pjerinin se ne keto zgjedhje te vetmit qe duhet te motivojme jane policet. Te tjerat na i zgjidh ai cuni tek KQZ, qe nuk po me kujtohet emri”.

  2. Demokratet nuk jane petrita. Jane njerez normale, qe ia pranojne edhe gazin edhe prangat Lleshit, pa rrahur gjoksin. Ama tek cimentoja e burgut e bejne gjumin shume me te qete se disa qe iu rrotullohen ne mendje krimet e veta apo te baballareve. Edhe ne qofte se vendosin ta tundin Shqiperine kete rradhe, kane te drejten e Zotit, sepse kane duruar shume dhe nuk kane gabuar kurre.

  3. Po per Borxhet e Bucchettit qe ja shtove Shqiptareve a fole ?? Apo ato 140 milion Euro nuk jane asgje duke mare parasysh ato te koncesioneve qe ke dhene deri me sot !!!! Kerkon akoma me shume te na varferosh.Ik o Bastard

  4. Me 30 qershor do postrohet tirana nga krymat e kuq vemjet mavi fundrinat kanibalo komuniste te shekullit te 19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *