• |
ide | kryesore

Qeveri e përbashkët PS-PD? Basha: Pazar me Ramën, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë!

Lajme, Të fundit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me tone të larta nga Elbasani në një takim me mbështetës, kur iu referua zërave që flasin për një bashkëqeverisje me të majtën në pushtet.

Lideri i opozitës tha se kjo nuk është betejë për pushtet e për karrige, por për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Ai tha se kurrë nuk do të ketë pazar me Edi Ramën në kurriz të shqiptarëve.

“Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama! Le të ja kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesen e shkurtër, se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, atë e dorëzuam, se këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat por ato janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve. Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti i qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”, u shpreh Basha, duke shtuar se zgjidhja është një qeveri e zgjedhur nga qytetarët.

8 Comments

  1. NUK ESHTE SE JENI SHUME TE BESUESHEM . NE FUND TE FUNDIT POLITIKANE JENI DHE NE E DIME SE POLITIKA ESHTE KURVE . NESE DO QE TE BEHESH I BESUESHEM HIDHI NE LETEER TE GJITHA DHE MIRATOJINI NE KUVEND . E ZEZA NE TE BARDHE ESHTE E BESUESHME , FJALET I MERR ERA .

  2. Nuk eshte i besueshem, por nje gje e di mire: Demokratet nuk jane bythqira si socialistet qe ta japin voten edhe kur shkel mbi premtimet dhe ben pazar. E kane treguar ne 2011 dhe 2013 pas pazarit me meten dhe ne 2017 pas atij me Ramen. Ky vend rrezikon te digjet vetem se demokratet nuk leshojne pe per moral politik

  3. O loni loni por te dija te zgjuar ky po vdes per te bere pazar me ramen,eshte i mesuar me pazare si idhulli i tij srb,ky lulu do jete i vetmi politikan qe me pazar mori 7 ministra e nje tufe drejtoresh dhe administrimi i vetem qe beri ishin vetem tenderat neper ministri ku vodhen sa deshen dhe braktisen elektoratin e thjeshte per llogari te kunatit,prandaj o loni lulu nuk del dot kundra srb

  4. Po, pra, prandaj u ndeshkua nga demokratet dhe humbi 30% per qind te elektoratit. I vetmi popull qe llogaritet ketu jane demokratet. Te tjeret jane dele. Demokratet nuk i sjell verdalle as Saliu, as Luli, as Enveri, as Nexhmija. E kane deshmuar kete ne 30 vjet
    Kete rradhe e kane mendjen top. Nuk mjafton as kompromisi me doreheqjen e Rames. Duhet vetem ajo marreveshja qe e con Ramen para drejtesise. Perndrydshe edhe pse nuk jane pushtet numerik(40% jane), jane pushtet moral dhe do ta marrin vete ne dore situaten, persa kohe socialistet vazhdojne blegerijne edhe kur nuk kane jonxhe.

  5. O loni prej betoni ku e ka moralin PD se ka 30 vjet qe nuk e ka pard njeri,gropa piramidale,grushti shtetit98,gerdeci,zgjedhjet 96,zgjedhjet 2011,21 janari,vrasja e olldashit,vete PD nga nje parti intelaktualesh ka perfunduar ne parti krahinore te klanit te Trustit te Geshtenjave,o loni koke betoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu