• |
ide | kryesore

“Real nuk e jep falas kapitenin”: Perez nostalgjik për CR7, bllokon Ramos dhe thotë të vërtetën për Neymar…

Sport



Real Madrid është gati të nisë një fushatë blerjesh të rëndësishme, ku me shumë mundësi emri i parë do të jetë ai i Eden Hazard. Presidenti i Real Madrid nuk fshihet pas fjalëve: “E kemi kërkuar për vite, shpresoj që këtë herë të jetë e duhura – shprehet Florentino Perez -. Kam shumë besim, është një nga futbollistët më të mëdhenj në aktivitet”. Numri 1 i merengues kthehet të flasë për lamtumirën e Cristiano Ronaldo: “Nuk e di nëse iku për shkak të problemeve fiskale apo të problemeve me mua: dëshironte thjesht sfida të reja, donte të ndryshonte. Ishte ekzemplar, blerja ime më e mirë”.

Perez, për Onda Cero, konfirmoi edhe kërkesën e largimit të Sergio Ramos, por ashtu si me portugezin Blancos kërkojnë një pagësë për tu bërë: “E kam takuar me menaxherët e tij, më kërkuan ta lejoja të ikte gratis sepse në Kinë transferimet janë shumë të komplikuar. Mund ta flasim por nuk mund të largohet me parametër zero, Real nuk e shet falas kapitenin e tij: do të ishte një precedent i tmerrshëm”.

Në fund, presidenti ka vendosur të sqarojë edhe zërat e merkatos, që kur vjen puna tek Real Madrid, përflasin emrat më të mëdhenj në futboll: “Askush nuk më ka ofruar Griezmann, Zidane nuk më ka kërkuar kurrë as Neymar as Mbappé”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *