• |
ide | kryesore

Zbulohet identiteti i shqiptarit të arratisur nga burgu grek

Lajme, Të fundit



Departamenti grek i Drejtësisë ka njoftuar zbulimin e identitetit të shqiptarit të arratisur nga burgu i Avlona-s mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Albion Shezairi, 23 vjeç, i cili së bashku me një të dënuar me kombësi siriane, kapërceu murin rrethues të burgut, duke i shpëtuar përndjekjes së njërit prej gardianëve që pikasi planin e tyre të arratisjes.

Të dy të arratisurit vlerësohen si persona me rrezikshmëri të lartë. Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar Inspektoratin dhe Kontrollin e paraburgimit të kryejë një kontroll të imtësishëm, për të sqaruar rrethanat në të cilat të dënuarit mundën të arratisen.

Shezairi, i lindur në vitin 1996, po shlyente dënimin prej 16 vjetësh burg për veprën e rëndë penale të trafikut të drogës, ndërsa 21-vjeçari siran, ishte ndaluar për imigracion të paligjshëm dhe ndaj tij ishte dhënë dënimi me 7 vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *