• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Leonardo e Gattuso, lamtumirë Milan. Tekniku heq dorë nga pagesa e tij: “Paguani vetëm stafin tim”

Sport



Një e martë që do të futet në historinë e ngjyrave kuqezi. Dita e lamtumirave, e një tjetër revolucioni, këtë herë nën shenjën e Ivan Gazidis. Milan ndryshon përsëri e ai që do të vijë nuk do të jetë më Milan i milanistëve, ai që ishte ideuar vetëm një vit më parë e tani i mbytur me mungesën e kualifikimit në Champions. Dorëheqjes së lajmëruar nga Rino Gattuso i është shtuar edhe ajo e Leonardo.

Komunikata zyrtare në faqen e Milan:
“Leonardo Nascimento de Araujo (Leonardo) ka informuar AC Milan për vendimin për tëu larguar nga Klubi në përfundim të sezoni, me efekt të menjëhershëm. AC Milan ka pranuar dorëheqjen e tij. Klubi falenderon Leonardo për kontributin e tij në projektin e rritjes dhe i uron sukseset më të mira në karrierë. Menaxheri brazilian kishte marrë detyrën e Zonës Sportive në korrik 2018, duke u marrë me fushatën e blerjeve. Njoftimi për Drejtorin e ri Sportiv do të formulohet në ditët e ardhshme”.

Një vendim që braziliani e mori për të paraprirë shkarkimin, duke kuptuar qëllimin e Administratorit të Deleguar, Ivan Gazidis. Nga ana e tij ish-Arsenal ka justifikuar punën e brazilianit, duke deklaruar: “Leonardo u kthye tek Milan në një moment nevoje, pak javë nga mbyllja e merkatos verore. Edhe pse në rrethana të vështira, vuri zemrën në lojë duke transmetuar energjinë e tij e ambicjen të gjithë skuadrës. I jam mirënjohës Leonardo për atë që ka bërë për Klubin tonë e i uroj më të mirën në të ardhmen”.

Lamtumira e Leonardos ka ardhur vetëm pak orë pas asaj të teknikut Gennaro Gattuso, fatet e të cilëve sic duket ishin të lidhur. “Vendosa të largohem nga pankina e Milan e nuk është e thjeshtë. Por ishte një vendim që duhej ta merrja. Kjo e imja është një zgjedhje e dhimbshme, por e duhur. Hoqa dorë nga dy vjet kontratë? Po sepse historia ime me Milan nuk mund të jetë kurrë cështje parash” ka deklaruar tekniku për La Repubblica.

Tekniku heq dorë kështu nga 5,5 milionë euro që kuqezinjtë duhet ti garantonin deri në 30 qershor 2021, data e skadencës së kontratës. Por kërkesa e Gattuso nuk është për vete, por për bashkëpunëtorët e tij. Tashmë ish trajneri i Milan është gati të heqë dorë plotësisht nga pagesa e tij, por kërkon që stafi i tij të likuidohet me një dalje të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *