• |
ide | kryesore

Agnelli në Baku me misionin-Sarri: napoletanët i bëjnë thirrje të mos “i tradhëtojë”

Sport



Andrea Agnelli ka lëvizur edhe një herë personalisht për të zgjidhur cështjet që kanë rëndësi. Presidenti i Juventus ka fluturuar në Baku për të mbyllur, me shumë mundësi, cështjen e trajnerit të ardhshëm me Maurizio Sarri. Numri 1 i bardhezinjve zyrtarisht është në Azerbaixhan për impenjimet e Uefa, por merret me mend që në tavolinë do të vendoset edhe cështja e trajnerit. Agnelli, në fakt, është takuar me Maurizio Sarri. Për momentin, vetëm një përshëndetje formale në hotel, Four Seasons in Neftchilar Ave, ku janë akomoduar si Agnelli ashtu dhe skuadra e Abramovich.

Një detaj i rëndësishëm që afron bindshëm ish-teknikun e Napolit si zëvendësues i Massimiliano Allegri në pankinën bardhezi. Pas finales, pavarësisht nga rezultati, mund të ketë një shfaqje të hapur të situatës.

Mundësia reale e afrimit të Sarri në pankinën e Juventus, duket se nuk i pëlqejnë aspak tifozëve të Napoli, që kanë dashur ta manifestojnë mos aprovimin e tyre me një mesazh të vendosur poshtë shtëpisë së trajnerit toskan në Figline Valdarno. “Komandant mos e tradhëto popullin. Napoli të do!!!”, shkruhet në parrullën me sfond blu, që tregon imazhin e Sarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *