• |
ide | kryesore

Aksioni në veri të Kosovës, Vuçiç i kundërvihet KFOR-it: Nuk kishim dijeni

Lajme, Planet



Zëdhënësi i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR-it), Vincenzo Graso, ka konfirmuar se autoritetet e Serbisë kanë qenë në dijeni të aksionit policor të ndërmarrë mëngjesin e ditës së djeshme në komunat me shumicë serbe në veri të vendit. “Unë mendoj se ata e dinin. Gjatë operacionit ne kemi komunikuar me institucionet e Kosovës, komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet serbe. Ne komunikojmë me ushtrinë (serbe) dhe jo me qeverinë.”- u shpreh Graso i pyetur nga Radio Evropa e Lirë.

Përfaqësuesi i KFOR-it ka thënë se gjatë operacionit ka patur shkëmbim të vazhdueshëm informacioni me palën serbe, duke hedhur poshtë pretendimet e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka mohuar të ketë qenë njoftuar për aksionin që sipas tij ishte i befasishëm. “Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë nuk flasin të vërtetën kur thonë se autoritetet në Beograd kanë qenë në dijeni për operacionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe se një gjë e tillë është lehtë të verifikohet.”- deklaroi për mediat kreu i shtetit serb.

Si rezultat i aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës, janë arrestuar 19 zyrtarë policie të kombësisë serbe, të cilët dyshohen si persona të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, si edhe për kundravajtje penale për veprat: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.



1 Comment

  1. Gjate gjithe kohes Serbia fashiste ka qene perballe shqiptareve ..kane goje flasin per te drejtat e njeriut plerat qe kane shpuar me bajoneta foshnjat ne bark te nenes
    Serbia sot ka rrth 60 000 kriminele lufte vetem per krimet e bosnjes .
    As edhe nje bisedim e kurre mos e njofshin kosoven e sna behet vone kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *